“Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”

Titulli i Projektit:      

Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike

 

Donatori: Financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC)

Periudha e Zbatimit: 10/06/2019 – 10/04/2020

Qëllimi: Mundësimi i ofrimit të masave cilësore të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe programeve cilësore për përforcimin e familjes me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar si grupi kryesor në rrezik për të qënë viktima të mundshme të abuzimit dhe dhunës, nga ofruesit e kujdesit social në Lezhë.

Rezultatet:

  • Kapacitetet teknike dhe menaxhuese të ofruesve të kujdesit social në Lezhë, lidhur me zhvillimin dhe zbatimin e masave të politikës së mbrojtjes së fëmijës dhe programeve për forcimin e familjes, janë ngritur.
  • Rrjeti për mbrojtjen e fëmijës dhe forcimin e familjes i partnerëve lokalë është fuqizuar dhe avokon mbi mbrojtjen e fëmijës dhe forcimin e familjes.

-Projekti do të kontribuojë edhe në mbështetjen e entiteteve ekzistuese shtetërore në nivel lokal, në mënyrë specifike – Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve.

-Bashkia do t’i kushtojë një vëmendje më të veçantë dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar, si një ndër grupet kryesore në rrezik, duke udhëhequr proceset për zhvillimin e një instrumenti efektiv për nxitjen e përfshirjes së të gjithë aktorëve lokalë.

Aktivitetet kryesore:

  • Ngritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale në Bashkinë Lezhë, mbi zhvillimin dhe zbatimin e masave cilësore të politikës së mbrojtjes së fëmijës, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar.
  • Ndërtimi i platformës online, për raportimin në kohë të rasteve të dhunës ose abuzimit ndaj fëmijës dhe gjithashtu për këshillimin lidhur me sistemin e referimit, arritjen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës ose institucioneve të tjera të ngjashme.
  • Zhvillimi i Programit për forcimin e familjeve, bazuar në modelin “Parents Café“, me mbështetjen e 5 prindërve lider.
  • Nxitja e sistemit “Prindërit me aftësi të kufizuar mbështesin prindërit me aftësi të kufizuar” (Peer to Peer support).
  • 10 ditë trajnim mbi Programin “Aftësitë e Jetës” për 15 fëmijë me aftësi të kufizuar.
  • Zhvillimi i 2 takimeve përfshirëse me pjesëmarrjen e aktorëve kyç lokalë, ofruesve të shërbimeve sociale, vendimmarrësve lokalë, prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, me qëllim fuqizimin e rrjetit lokal të mbrojtjes së fëmijës.