Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse

Titulli i Projektit:      

Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse

 

Donatori:GIZ, ProSEED Program

Periudha e Zbatimit:01/11/2018 – 31/07/2019

Qëllimi: Përfshirja e 60 të rinjve me aftësi të kufizuar në proceset e zhvillimit lokal në Bashkitë Durrës dhe Fier, përmes njohjes si persona me të drejta të barabarta dhe ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse.

Rezultatet:

 

  • 60 të rinj me aftësi të kufizuar janë orientuar drejt formimit profesional dhe trajnimit për punësim dhe 8 të rinj me aftësi të kufizuar kanë arritur të punësohen.
  • Përfshirja social-ekonomike e personave me aftësi të kufizuar është nxitur. Marrëveshja tripalëshe mes Shoqatave të PAK, Bashkisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë është nënshkruar.
  • 20 të rinj me aftësi të kufizuar janë përfshirë në struktura rinore dhe janë njohur si kontributorë aktivë në komunitet.

Aktivitetet kryesore:

  • Zhvillimi i sesioneve informuese për orientimin e të rinjve me aftësi të kufizuar drejt formimit profesional dhe punësimit, në bashkëpunim me Zyrën e Punës dhe Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional.
  • Zhvillimi i workshopeve për stafin akademik të Qendrave të Formimit Porfesional dhe anëtarët e Bordit mbi “Barrierat dhe prespektivat lidhur me akesin në formimin professional të personave me aftësi të kufizuar”.
  • Konsulencë e stafit të Qendrës së Formimit Profesional në Fier mbi programin Jaws, me qëllimin mundësimin e ofrimit të shërbimeve të të mësuarit të kompjuterit për të rinjtë me probleme në shikim.
  • Zhvillimi i trajnimit 10-ditor mbi Aftësitë e Jetës, me pjesëmarrjen e 20 të rinjve me aftësi të kufizuar.
  • 5 ditë trajnim mbi Këshillimin, si një model për fuqizimin e vetë-ndihmës midis personave me aftësi të kufizuar.
  • Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit mbi bashkëpunimin tripalësh Shoqata të PAK-Bashki-Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit lokal, në kuadër të fuqizimit social-ekonomik të personave me aftësi të kufizuar.
  • Zhvillimi i workshop-it 3-ditor për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe anëtarë të strukturave rinore mbi qytetarinë aktive dhe ndërtimit të komunitetit, në Durrës dhe Fier.
  • Zhvillimi i fushtatës “Discover YOUrSelf”, me qëllim integrimin e të rinjve me aftësi të kufizuar në strukturat rinore lokale.
  • Zhvillimi i “Living Library” dhe Panairit të Ideve Rinore me të rinjtë me aftësi të kufizuar në Durrës dhe Fier.