“Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”

Periudha e zbatimit: 01/10/2017 – 30/09/2019

Grupet përfituese:  

  • 25 të rinj që angazhohen në aksione sociale dhe që fitojnë aftësi të reja mbi menaxhimin, lidershipin dhe zhvillimin e programeve, në përfitim të grupeve sociale si fëmijët, të rinjtë në zonat rurale apo grupet vulnerabël.
  • 1000 fëmijë dhe të rinj që përfitojnë nga shërbimet që ofrojnë qëndrat multifuksionale.
  • Autoritetet dhe organizatat lokale që operojnë në 5 zonat e pilotuara: Has, Shkodër, Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë.
riniashqiptare06

Objektivi:

  1. Fuqizimi i rolit të të rinjve shqiptarë përmes aksesit në shërbimet në komunitet dhe forcimit të kapaciteteve të organizatave rinore dhe të tjera palëve të interesit.

Rezultatet: 

  • Sensi i përgjegjësisë sociale dhe kreativitetit midis të rinjve është nxitur përmes transferimit të njohurive dhe praktikave pozitive.
  • Një metodë e hapur koordinimi është zbatuar përmes rritjes së nivelit të përgjigjshmërisë dhe llogaridhënies midis universiteteve dhe grupeve rinore të këshillimit.
  • Përfshirja e të rinjve në 5 rrethe është fuqizuar, duke sjellë mundësi të reja bashkëpunimi.
  • Përfshirja e të rinjve ka orientuar politikat sociale lokale drejt shërbimeve multifunksionale dhe mbështetëse.

Aktivitetet kryesore:

 

  • Organizimi i një takimi prezantues të projektit në ambientet e qendrës rinore të CoDe Albania, me pjesëmarrjen e grupeve rinore.
  • Zhvillimi i takimeve javore të grupeve rinore këshillimore të përbërë nga rreth 25 studentë, me qëllim hartimin dhe zhvillimin e programeve specifike rinore.
  • Zhvillimi i programit të trajnimit për 3 grupet rinore këshillimore lidhur me temat e Lidershipit, Vendimmarrjes, Zhvillimit të Programeve dhe Nismat start-up.
  • Realizimi i aktiviteteve social-kulturore të përmuajshme në ambientet e qendrës rinore të CoDe Albania dhe jashtë saj.
  • Zhvillimi i takimeve mujore mes 3 grupeve rinore këshillimore, të drejtuara nga drejtuesit e grupeve, me qëllim bashkëndarjen e praktikave positive nga zbatimit i programeve specifike dhe sugjerimi i ideve të reja.
  • Organizimi i një ekspozite në ambientet e universiteteve, me project-idetë e të rinjve lidhur me nismat komunitare.
  • Zbatimi i 5 projekteve pilote në zonat e Hasit, Shkodrës, Durrësit, Gjirokastrës dhe Vlorës nga grupet e të rinjve, financuar në sajë të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”, me qëllim nxitjen e të rinjve për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes lokale dhe jetën sociale dhe kulturore, si edhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet, universitetet dhe organizatat lokale.
  • Ngritja dhe funksionimi i 2 qendrave multifunksionale në Shkodër dhe Durrës, me iniciativën dhe angazhimin e të grupeve rinore lokale, si qendra për zhvillimin e trajnimeve, seminareve, workshop-eve, kurseve të anglishtes dhe artit, aktivitete social – kulturore, etj.
  • Organizimi i një Forumi Rajonal me temë “Rinia Shqiptare në Veprim” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve locale, organizatave rinore e grupeve rinore, qëllim bashkëndarjen e arritjeve të projektit dhe qasjeve kryesore.
riniashqiptare01
Takim me të rinjtë aktivistë për prezantimin e projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”
riniashqiptare02
Takimi i parë me të rinjtë aktivistë për strukturtimin e Forumit Rinor
riniashqiptare03
Workshop 2 ditor me të rinjtë e Forumit Rinor mbi temën “Udhëheqja dhe Vendimmarrja”
riniashqiptare05
Workshop me të rinjtë e Forumit Rinor mbi temën “Zhvillimi I programeve”
riniashqiptare06
Workshop me të rinjtë aktivistë mbi temën “Të Rinjtë në Vendimmarrjen Efektive”
riniashqiptare07
Pjesëmarrje e CoDe Albania në “Panairin e Organizatave Rinore 2018”
riniashqiptare08
Aktivitet social-kulturor në qendrën për fëmijë me probleme në zhvillim “Shtëpia e Kuqe”
riniashqiptare09
Koncert Recital me sloganin “Të Rinjtë mbështesin edukimin e Artit te fëmijët dhe të Rinjtë”
riniashqiptare10
Promovimi i librit “Shqipëria dhe Shqipëtarët në Kulturën e Anglosferës” nga Prof. Refik Kadija
riniashqiptare11
CineForum mbi filmin “August Rush”
riniashqiptare12
Kursi i Flautit për fëmijë
riniashqiptare13
Kurset e Pikturës për fëmijë
riniashqiptare14
Kursi i Pianos për fëmijë
riniashqiptare15
Kursi i Violinës për fëmijë