Përshpejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë komunitetin në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Titulli i Projektit:        

“Përshpejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë komunitetin në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”

 

Zbatuar nga: Terre des Hommes

Financuar nga: Bashkimi Europian

Periudha e Zbatimit: 20/02/2018 – 19/11/2018

Objektivi: Forcimi i kapaciteteve të Bashkisë Cërrik për të mbështetur programet e qëndrueshme rinore me bazë komunitetin, fuqizimi i aktivistëve të rinj përmes funksionimit të Këshillit të Sigurisë dhe ngritjes së Bordit Rinor Këshillimor.

Grupet përfituese:

  • Institucionet vendore (Bashkia e Cërrikut) po planifikon dhe adreson vazhdimisht çështje që lidhen me parandalimin e ekstremizmit te dhunshëm dhe radikalizmit fetar, veçanërisht në mesin e të rinjve. Bashkia e Cërrikut është identifikuar si një nga vendet më të nxehta në Shqipëri lidhur me çështjet e ekstremizmit te dhunshëm dhe radikalizimit fetar.

 

  • Anëtarët e Këshillit Lokal për Siguri Publike: KLSP është një strukturë e themeluar nga OSBE-ja, e cila funksionon drejtpërdrejt si një strukturë për identifikimin dhe zgjidhjen e çështjeve që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar. Këshilli Lokal për Siguri Publike organizon takime të rregullta, çdo dy muaj, por në rast të situatave eventuale realizohen edhe mbledhje shtesë. Janë 14 Anëtarë të Këshillit Lokal për Siguri Publike, te cilët përfaqësojnë autoritetet lokale, OSHC-të dhe komunitetet fetare.

 

  • Të rinjtë: Të paktën 20 të rinj, që përfaqësojnë grupet joformale të të rinjve që tashmë ekzistojnë në Bashkinë Cërrik dhe 175 nxënës të tjerë në shkollat e mesme dhe profesionale, të cilët kanë nivel të ulët informacioni rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe dëshirojnë të kontribuojnë në ngritjen e entiteteve të tilla si Bordi Rinor Keshillimor.

Përfitues finalë: Të rinjtë e painformuar ose në risk për të qënë viktima të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar.

Rezultatet e arritura:

 

  • Janë rritur kapacitetet e Bashkisë Cërrik lidhur me zhvillimin dhe zbatimin e platformës lokale në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, në partneritet me partnerët lokalë.
  • Bordi Rinor Këshillimor është themeluar si një entitet i fortë dhe i strukturuar i të rinjve për të udhëhequr dhe ndërtuar programe të qëndrueshme rinore në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
  • Partneriteti lokal ndërmjet disa aktorëve brenda komuniteteve të tyre lokale, është fuqizuar.

Aktivitetet kryesore:

  • Workshop 3 ditor “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, sfidat lokale dhe perspektiva”.
  • Hartimi i platformës lokale, në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit. Themelimi i Bordit Rinor Këshillimor.
  • Ofrimi i ekspertizës së jashtme për BRK  (workshop 5 ditor).
  • Zbatimi i programeve të qëndrueshme rinore me bazë komunitare.
  • Realizimi i 3 forumeve lokale.
  • Krijimi i një portali të sigurt online për këshillim lidhur me çështjet e ideologjisë fetare ose raportim rastesh.
  • Hartimi dhe botimi i një broshure mbi mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin.

Workshop-i 5 ditor me Anëtarë të Bordit Rinor dhe të Rinj Aktivistë

Forum Lokal ‘Të drejtat e njeriut, vlerat dhe politikat’

Takim Konsultimi me aktorët lokalë për Hartimin e Platformës Lokale për Identifikimin e Hershëm dhe Masave Parandaluese kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Cërrik (2018-2020)

Takim me komunitetin, Njësia Shalës, Cërrik

Sesion informimi me nxënësit në Shkollën e Mesme ‘Tomorr Sinani’, Cërrik

Forum Lokal ‘Bashkëjetesa Ndër-Fetare’

Forum Lokal ‘Demokracia dhe Zbatimi i Ligjit