Riintegrimi dhe Fuqizimi Social – Ekonomik i Familjeve të Kthyera në Malësi të Madhe

Projekti: Riintegrimi dhe Fuqizimi Social – Ekonomik i Familjeve të Kthyera në Malësi të Madhe

Periudha e zbatimit: 15.12.2017 – 31.03.2019

Donator: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim (PME).

Grupet përfituese:

  • 25-30 nxënës / të kthyer në Malësi e Madhe, të cilët janë të regjistruar në sistemin arsimor dhe hasin vështirësi për t’u përfshirë në shoqëri.
  • 30 familje të riatdhesuara me 4-5 anëtarë për familje, gjithsej 100-120 persona në zonën e projektit, të cilët hasin vështirësi sociale dhe ekonomike, të paaftë që të përfitojnë drejtpërsëdrejti apo të kenë akses në shërbimet në komunitet.
  • 20 të rinj të riatdhesuar dhe / ose punëkërkues me akses të kufizuar për të arritur tregun lokal të punës, për shkak të mungesës së kualifikimit të përshtatshëm ose aftësive të vetë-përfaqësimit.
  • 40 profesionistë si: stafi pedagogjik i shkollave, psikologë dhe punonjës socialë, të cilët punojnë drejtpërsëdrejti në institucionet arsimore, shërbimet shëndetësore dhe ato të përkujdesit social.

 

Objektivi: Të nxitet procesi i riintegrimit për 30 familje të kthyera në Malësi e Madhe nëpërmjet fuqizimit social-ekonomik dhe parandalimit të migrimit të parregullt.

Rezultatet:

  • 60 të kthyer dhe 30 nxënës të kthyer, kanë përfituar nga masat e riintegrimit, 250 studentë / nxënës të tjerë janë arritur dhe janë të informuar për pasojat e migrimit të parregullt.
  • Të paktën për 20 të kthyer dhe / ose punëkërkues në fushën e projektit, është siguruar integrimi në tregun e punës nëpërmjet ofrimit të trajnimeve dhe orientimit profesional.
  • Rrjeti lokal ka kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit lokal si një instrument për riintegrimin e të kthyerve dhe prioritizimin e veprimeve lokale për parandalimin dhe zbutjen e fenomenit të migrimit masiv dhe të parregullt.

 

Aktivitetet kryesore:

  • Zhvillimi i një takimi prezantues të projektit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet, bizneset, të kthyer dhe të tjerë bashkëpunëtorë.
  • Hartimi i paketës me masat riintegruese për familjet e kthyera.
  • Sigurimi i këshillimit psiko-social për familjet dhe fëmijët e kthyer.
  • Trajnim për stafin pedagogjik, psikologët dhe punonjësit socialë.
  • Zhvillimi i sesioneve informuese për nxënësit e shkollave 9-vjeçare ​​dhe shkollave ​​të mesme.
  • Zhvillimi i sesioneve informuese për personelin e kujdesit shëndetësor parësor, lidhur me sigurimin e kujdesit shëndetësor cilësor për të kthyerit.
  • Programi për riintegrimin e të kthyerve / punëkërkuesve në tregun lokal të punës.
  • Zhvillimi i një Panairi Pune.
  • Zhvillimi i takimeve me institucionet përkatëse vendore për prioritizimin e çështjeve të lidhura me grupet migratore.