Udhëheqja dhe Vendimmarrja

Në kuadër të vijimit të zbatimit të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim”, CoDe Albania zhvilloi workshop-in me temë: “Të Rinjtë në Vendimmarrje – Ndikimi i Vendimmarrjes Efektive”.

Grupi i punës së Forumit Rinor të CoDe Albania “Udhëheqja dhe Vendimmarrja”, organizoi workshop-in I cili u drejtua nga 2 anëtaret: Elisabeta Shatri dhe Evanthi Suli.

Mbi 45 të rinj u informuan lidhur me tematikën e angazhimit të të rinjve në proçeset e vendimmarrjes efektive dhe rolit që ata kanë në këto proçese.

Disa nga çështjet që u trajtuan, ishin:
– Sa të informuar janë të rinjtë lidhur me proçeset e vendimarrjes dhe strukturat e përfaqësimit të tyre në këto proçese.
– Sa aktivë janë ata?
– Roli i shkollës, medias, organizatave apo strukturave të tjera në informimin e të rinjve lidhur me vendimmarrjen.
– Sa ndikim dhe çfarë ndikimi kanë patur apo kanë këto struktura në nxitjen e përfshirjes së tyre në vendimarrjen efektive.
– Sa dhe si e vlerësojnë rëndësinë e rolit të tyre?
– Ndikimi gjithpërfshirës i angazhimit të të rinjve në vendimmarrje efektive

Diskutimi ishte dinamik dhe u shoqërua edhe me parashtrimin e shembujve konkrete të vendimmarrjes dhe mënyrave të përfaqësimit të të rinjve në kontekstin shqiptar nga vetë të rinjtë pjesëmarrës. Në përfundim, u prezantuan 2 situata hipotetike dhe secili pati mundësi të paraqiste argumentet e tij lidhur me vendimmarrjen.