Aftësia e Kufizuar nuk është Paaftësi – Zhvillimi Ekonomik Përfshirës

Projekti: “Aftësia e Kufizuar nuk është Paaftësi – Zhvillimi Ekonomik Përfshirës”

Periudha e zbatimit:  06.11.2017 – 31.07.2018

Donator: GIZ ProSeed

 

Grupet përfituese :

  • 100 të rinj me aftësi të kufizuar të grup moshës 19-34 vjeç.
  • 30 studentë nga Fakulteti i Biznesit dhe TI, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës.

 

Objektivi:

Përfshirja e 100 të rinjve me aftësi të kufizuar në programe për zhvillimin social-ekonomik.

 

Rezultatet:

  • 100 të rinj me aftësi të kufizuar të cilët kanë njohur të drejtat e tyre, janë të vendosur dhe të bindur të kërkojnë të marrin pjesë në programet e zhvillimit si edhe të lobojnë për eleminimin e barrierave në shoqëri apo mjedisin e punës.
  • Të rinjtë me aftësi të kufizuar që do të arrihen gjatë jetëgjatësisë së projektit, do të fuqizohen të marrin pjesë aktivisht në shoqëri, duke synuar përfshirjen edhe të personave të tjerë me aftësi të kufizuar.
  • Të rinjtë me aftësi të kufizuar do të përfshihen aktivisht në identifikimin dhe hartimin e propozimeve për kapërcimin e barrierave ekzistuese, të cilat pengojnë përfshirjen sociale.
  • Përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuar në programet për aftësitë e jetës dhe këshillimit, do të ketë rritur vetëvlerësimin duke rritur pjesëmarrjen e tyre me kontribut në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe jetesën e pavarur.
  • Procesi i ndryshimit social, i nisur gjatë zbatimit të projektit do të rezultojë një proces në vazhdim që do të diktojë aktivizimin e sinergjive lokale midis partnerëvë vendorë, me fokus fuqizimin social ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar.

 

Aktivitetet kryesore:

  • Trajnimi i 100 të rinjve me aftësi të kufizuar: Programi Aftësitë e Jetës, pjesëmarrje në trajnimin 10 ditor.
  • Trajnimi i 20 të rinjve me aftësi të kufizuar në Programin për Këshillimin e PAK. Trajnim 5 ditor.
  • Zhvillimi i Platformës Lokale “Zhvillimi Ekonomik Përshirës“ (100 të rinj me AK të intervistuar, 160 biznese vendore të arritura, 3 tryeza konsultimi).
  • Zhvillimi i 2 takimeve përfshirëse, me pjesëmarrjen e partnerëve vendorë, theksi mbi fuqizimin social-ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar.