Informacione lidhur me projektin SOCIETES

Projekti “SOCIETIES – Support of CSOs in Empowering Technical skills, Inclusion of people with disabilities and EU standards in South East Europe”.

Donator:  BASHKIMI EUROPIAN

 

Periudha e zbatimit të projektit:  01/01/2016 – 31/12/2019

Aplikanti kryesor: Caritas Serbia

Partneret:

  • 7 anëtarë të rrjetit Caritas: Caritas Albania; Caritas Serbia; Caritas B &H; Caritas Montenegro; Caritas Kosova;  Caritas Italy; Caritas Bullgaria.

 

 

  • 9  OSHC që punojnë në fushën e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara:  Nasa Kuca (SRB);  Psicologi per i popoli nel mondo (IT);  Fenix (B&H); Association of Paraplegics (MN);  Kosova Centre for Self-Help (KO);  CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA (ALB);  Albanian Association for Psychotherapy (ALB);  Bulgarian Centre for Not-For-Profit Law (BUL);  Maria’s World Foundation (BUL).

 

Qëllimi: Përmirësimi i kapaciteteve të OSHC-ve në Europën Juglindore lidhur me menaxhimin e proceseve të përfshirjes sociale dhe promovimin e politikave të përfshirjes sociale, përmes një dialogu efikas me autoritetet publike gjatë proceseve të vendimmarrjes.

Rezultatet e arritura:

  • OSHC janë fuqizuar në aspektin e menaxhimit dhe promovimit të praktikave të përfshirje sociale të personave me aftësi të kufizuar.
  • Është rritur niveli i efiçences së nismave të OSHC-ve dhe OJF-ve lidhur me përfshirjen sociale, bazuar në vlerësimin e impaktit që ato kanë patur.
  • OSHC-të janë fuqizuar përsa i përket: pjesëmarrjes në proceset e vendimmarrjes,  advokimit mbi përfshirjen sociale, strategjitë e ngritjes së fondeve, si edhe komunikimit.
  • Është rritur niveli i cilësisë dhe efikasitetit të dialogut social ndërmjet autoriteteve publike dhe OSHC-ve.  

 

Aktivitetet kryesore:

 

  • Është ngritur një aleancë për përfshirjen sociale e përbërë nga 16 OSHC dhe organizata bazë mbi pjesëmarrjen në debate publike dhe dialogje me autoritetet, të cilat kanë rritur nivelin e ekspertizës së tyre me qëllim ndikimin lidhur me proceset e vendimmarrjes dhe përmirësimin e politikave të përfshirjes sociale.
  • Janë zhvilluar aktivitete të cilat kanë si qëllim fuqizimin e aftësive dhe kapaciteteve të OSHC-ve në vlerësimin, monitorimin, planifikimin strategjik dhe advokimin.
  • CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA ka ndërmjetësuar zhvillimin e qëndrueshëm në “sektorin e tretë”.