Parandalimi i Praktikave të Parregullta të Migrimit të të Miturve në Vendet e BE-së

Periudha e zbatimit të projektit:  01/11/2016 -31/10/2017

 

Donator: RENOVABIS

 

Grupet përfituese:

  • 10 – 15 studentë të Universitetit të Tiranës që vijnë nga qarqet KukëS, Malësi e Madhe, Korçë dhe Elbasan.
  • 400 të rinj gjimnazistë që mund të jenë në rrezik për t’u përfshirë në praktika të parregullta të migrimit.
  • 20 përfaqësues të stafit pedagogjik nga shkollat e mesme përkatëse.

Objektivi: Rritja e ndërgjegjësimit tek të rinjtë e rretheve rreth fenomenit të migrimit të parregullt, me qëllim nxitjen e rezistencës kundër migrimit masiv dhe të pakontrolluar.

Fushata e informimit mbi migrimin e te rinjve ne vendet e BE-se

Rezultatet e arritura:

 

  • 12 kordinnatorë lokalë të përzgjedhur janë trajnuar lidhur me konceptet e fenomenit të migrimit, statistikat, pasojat e migrimit të parregullt dhe praktikat e rregullta dhe mundësitë e të rinjve për të migruar jashtë kufinjve për qëllime studimi apo punësimi.
  • 78 mësues dhe përfaqësues të drejtorive nga shkollat e mesme të 4 rretheve: Malësi e Madhe, Kukës, Elbasan dhe Korçë, janë arritur përgjatë fazës së parë të zbatimit të projektit.
  • 15 përfaqësues të stafit akademik në secilin rreth janë pajisur me informacionin e nevojshëm lidhur me fenomenin e migrimit të parregullt dhe praktikat e rregullta të migrimit.
  • 834 nxënës kanë përfituar informacion lidhur me praktikat e parregullta, pasojat, si edhe praktikat e rregullta të migrimit.
  • Një broshurë mbi zbulimet dhe nxitjet për ndërhyrje efektive në luftën kundër trafikimit dhe keqpërdorimit të informacionit dhe mjeteve për të bindur të miturit që të mos bien pre e formave të parregullta të migrimit dhe pasojave të tyre, si edhe mundësive të të rinjve për të studiuar dhe punuar në Shqipëri dhe jashtë saj.
  • 5 eskpozita të zhvilluara në 4 qarqe të Shqipërisë Malësi e Madhe, Kukës, Elbasan dhe Korçë.

Aktivitetet kryesore:

 

  • Trajnimi dhe moblizimi i studentëve si një burim potencial kapacitetesh dhe angazhimi.
  • Organizimi i sesioneve të informimit me stafin akademik të shkollave të mesme përkatëse në secilin prej rretheve.
  • Zhvillimi i aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit me nxënësit në shkollat e mesme.
  • Shpërndarja e broshurave tek nxënësit, me qëllim informimin e tyre lidhur me pasojat e migrimit të parregullt, praktikat e rregullta të migrimit, si edhe mundësive për studim dhe punësim.
  • Realizimi i takimit final me kordinatorët lokalë, me qëllim paraqitjen e hartës së gjetjeve dhe rekomandimeve të arritura, krahasimi midis qarqeve, si edhe diskutimi mbi iniciativa të ardhshme.
  • Zhvillimi i aktiviteteve përmbyllëse lidhur me prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të nxjerra nga zbatimi i projektit në 4 qarqet, si edhe organizimi i ekspozitave me krijimet e nxënësve të shkollave të mesme lidhur me tematikën e migrimt të parregullt.
Trajniim me studentët lidhur me migrimin e parregullt dhe njohja me praktikat e rregullta
Sesione informuese me stafin pedagogjik, Elbasan
Sesione informuese me stafin pedagogjik, Kukës
Sesione informuese me stafin pedagogjik Malësi e Madhe
Sesione informuese me stafin pedagogjik, Korçë
Sesione informuese me nxënësit, Elbasan
Sesione informuese me nxënësit, Kukës
Sesione informuese me nxënësit, Malësi e Madhe
Sesione informuese me nxënësit, Korçë
image039
Takimi final me kordinatorët lokalë – Diskutimi mbi gjetjet dhe rekomandimet
image040
Ekspozita mbi Migrimin e Parregullt, Kukës
image041
Ekspozita mbi Migrimin e Parregullt, Malësi e Madhe
image043
Ekspozita mbi Migrimin e Parregullt, Bilisht