Rreth Code Albania

Misioni

Misioni i shoqatës CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA: “Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile në transformimet sociale për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare”.

Për të mundësuar këtë mision, “CoDe Albania - COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA” organizon trajnime, workshop-e, sesione informimi, botime, konferenca, seminare, fushata sensibilizuese dhe mbështetëse, etj.Ajo ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet shtetërore.

Fushat e veprimtarisë sëshoqatës CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA:

- Monitorimi i zbatimit të politikave sociale për integrimin e grupeve vulnerabël në shoqëri.

- Nxitje e veprimtarisë së shoqërisë civile në evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë dhe vlerave social-kulturore shqiptare.

- Nisma lobuese per zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekoturizmit.

Historiku

CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA është një shoqatë e themeluar më 27.06.2011, me vendim gjykate nr.3113,të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Që prej vitit 2015 ushtron veprimtarinë pranë qendrës së saj rinore në qytetin e Tiranës, në Rr. "Sami Frashëri" , nr.3/13, 1001, Tiranë, Shqipëri. CoDe Albania ka zbatuar 2 projekte: “Rinia Shqiptare në Veprim” dhe “Parandalimi i Praktikave të Parregullta të Migrimit të të Miturve në Vendet e BE-së”, si edhe është partnere lokale në projektin “SOCIETES – Support of CSOs in Empowering Technical skills, Inclusion of people with disabilities and EU standards in South East Europe”. "financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Caritas Serbia".

Struktura organizative

Organi më i lartë vendimmarrës i Shoqatës CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA, është Asambleja e Përgjithshme që përcakton orientimin e politikave të përgjithshme të shoqatës. Organi më i lartë ekzekutiv i shoqatës është Drejtori Ekzekutiv. Aktivitetet e organizatës mbështeten nga një grup të rinjsh që japin kontributin e tyre si aktivistë të shoqatës.Departamentet kryesore janë:

- Departamenti i të Rinjve

- Departamenti i Ngritjes së Fondeve

- Departamenti i Kërkimit Shkencor

- Departamenti i Komunikimit

- Departamenti i Grupit të Ekspertëve

Misioni

Misioni i shoqatës është: “Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile në transformimet sociale për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare”.

Për të mundësuar këtë mision, “CoDe Albania - COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA” organizon trajnime, workshop-e, sesione informimi, botime, konferenca, seminare, fushata sensibilizuese dhe mbështetëse, etj.Ajo ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet shtetërore.

Fushat e veprimtarisë

- Monitorimi i zbatimit të politikave sociale për integrimin e grupeve vulnerabël në shoqëri. - Nxitje e veprimtarisë së shoqërisë civile në evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë dhe vlerave social-kulturore shqiptare. - Nisma lobuese per zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekoturizmit. - Nisma për fuqizimin e kapaciteteve të të rinjve, me qëllim angazhimin e tyre në aksione sociale që synojnë zhvillimin e komunitetit dhe përfshirjen në proceset e vendimmarrjes. - Nisma ndërgjegjësuese lidhur me fenomenin e migrimit të parregullt të të rinjve.

Qytetari Aktive!