Mbështja psiko-sociale për viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore

Projekti rajonal ‘’Parandalimi dhe Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore’’, mundësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik.
May 20, 2021
TERMS of REFERENCE External experts on Mental Health and Psychosocial Support, MHPSS Develop a booklet on strategic interventions and quality support services for potential victims of trafficking in human beings
June 1, 2021

Mbështja psiko-sociale për viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore

Organizata CoDe Albania, në kuadër të zbatimit të projektit rajonal ‘’Parandalimi dhe Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore’’,  mundësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik, zhvilloi në datat 7 dhe 10 maj 2021, trajnimin dy ditor për ofruesit e shërbimit pranë strehëzës për viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, e menaxhuar nga organizata ‘’Të Ndryshëm & Të Barabartë’’.

Pjesëmarrësit në trajnim, morrën njohuri lidhur me semiologjinë dhe simptomatikën e viktimave të trafikimit  të qenieve njerëzore, format bazë të terapisë së lojës si lehtësuese e marrëdhënieve, si dhe informacion  mbi menaxhimin e rasteve.

Pjesëmarrësit ndanë me eksperten gjatë trajnimit, metodat e tyre të punës, rastet e promovimit të praktikave të mira, programeve të ndërgjegjësimit, sfidat dhe masat që ndërmarrin lidhur me mbrojtjen e të dhënave të përfitueseve të shërbimeve. Zhvillimi i trajnimit ndihmoi jo vetëm në rifreskimin e njohurive por edhe në nxjerrjen e problematikave që ndeshen përgjatë procesit për integrimin social.

Trajnimi dy ditor do të vijojë edhe me mundësinë për të adresuar te ekspertja çështje apo pyetje specifike, për të cilat nuk u arrit të merreshin përgjigje përgjatë dy ditëve të trajnimit apo edhe ekspertizë lidhur me menaxhimin e rasteve, që aktualisht qendra pritëse ndjek.

Suksese të mëtejshme i urojmë ekipit të organizatës organizata ‘’Të Ndryshëm & Të Barabartë’’ në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

WhatsApp chat