Projekti rajonal ‘’Parandalimi dhe Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore’’, mundësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik.

Trajnimi 5-ditor “Atësitë e Jetës dhe Të mësuarit/Këshillimi midis bashkëmoshatarëve” në Malësi të Madhe
May 1, 2021
Mbështja psiko-sociale për viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore
May 20, 2021

Projekti rajonal ‘’Parandalimi dhe Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore’’, mundësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik.

Shëndeti mendor dhe  mbështetja psiko-sociale e  viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.  

Viktimat e mundshme të trafikimit në Shqipëri janë në  risk të vazhdueshëm lidhur me shfaqjen apo zhvillimin e  problemeve të shëndetit mendor si pasojë e traumave të përjetuara  duke përfshirë dhunën para dhe gjatë trafikimit, kufizimet e lirisë dhe kushtet e vështira të jetesës dhe punës gjatë trafikimit, si dhe  mungesës të mbështetjes psiko-sociale. Shërbimet e kujdesit për mbrojtjen e  shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale (MHPSS) e ofruar në qendrat pritëse variojnë nga vlerësimi psikologjik, monitorimi i përditshëm, këshillimi individual dhe në grup, deri te referimet në institucione të specializuara brenda sektorit shëndetësor dhe social në rastet e rënda.

Disa nga praktikat pozitive të aplikuara në qendrat pritëse në Shqipëri kanë të bëjnë kryesisht me integrimin e metodave të testuara edhe në vendet e rajonit apo më gjërë,  si metoda peer to peer, promovimi i  rasteve të suksesit  për të nxitur dhe përshpejtuar procesin e (ri) integrimit, fuqizimi i sistemit të referimit, përfshirjes sociale dhe fuqizimit ekonomik të viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, përmes aftësimit dhe arsimit profesional, duke synuar punësimin dhe jetesën e pavarur.

Përpos qasjeve  aktuale apo  praktikave të mirë zhvilluara, nevojiten metoda akoma më të integruara dhe mbështetje e orientuar drejt personit, duke u përqendruar te  sfidat specifike dhe perspektivat e secilit përdorues të shërbimeve në qendrën pritese, por edhe jashtë saj.

Supervizimi i stafit nga ekspertë të shëndetit mendor si dhe vlerësimi i performancës së tyre, ndihmon në mbarëvajtjen e punës dhe mbrojtjen e shëndetit mendor dhe psikosocial të personelit, duke mundësuar angazhimin profesional efikas në ofrimin e shërbimeve të  orientuar ndaj nevojave të personit.

Ndërtimi i kapaciteteve për stafin që punon në qendrën pritëse  si dhe zhvillimi i qasjeve të reja duhet të nxitet dhe integrohet  në punën e përditshme. Metodat e punës janë një produkt i punës dhe angazhimeve institucionale por edhe një reflektim në përgjigje të dinamikave komplekse që vetë personeli që punon në këto qendra identifikon, analizon, i masave që ndërmerr dhe rezultateve që arrijnë. (Ri) integrimi i viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore në shoqëri, dikton domosdoshmërinë e një qasjeje holistike me fokus në shërbimet e referimit dhe qendrat komunitare të shëndetit mendor.

WhatsApp chat