Trajnimi 5-ditor “Atësitë e Jetës dhe Të mësuarit/Këshillimi midis bashkëmoshatarëve” në Malësi të Madhe

Nis zbatimin projekti “Rikthimi në Mundësi të Reja në Malësi të Re”
February 25, 2021
Projekti rajonal ‘’Parandalimi dhe Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore’’, mundësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik.
May 20, 2021

Trajnimi 5-ditor “Atësitë e Jetës dhe Të mësuarit/Këshillimi midis bashkëmoshatarëve” në Malësi të Madhe

U përmbyll me sukses trajnimi 5-ditor mbi “Atësitë e Jetës dhe Të mësuarit/Këshillimi midis bashkëmoshatarëve” me grupin e parë të fëmijëve/të rinjve të grup-moshës 10-18 vjeç, të kthyer nga migrimi dhe popullata lokale/grupe të margjinalizuara.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe, shkollën 9-vjecare “Abdyl Bajraktari” dhe shkollën e mesme “Sherif Hoxha” në Koplik, në vijim të zbatimit të projektit “Rikthimi në Mundësi të Reja në Malësi të Madhe”, mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, pjesë e Programit “Rikthimi në Mundësi të Reja” të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Gjatë 5 ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi të fitonin njohuri teorike dhe praktike bazë lidhur me aftësitë psiko-sociale, sjelljet dhe qëndrimet që ndikojnë në përballimin në mënyrë efektive të kërkesave dhe sfidave të jetës së përditshme si edhe lehtësimin e procesit të integrimit social.

Gjithashtu, përmes bashkëndarjes së përvojave jetësore e praktikave të mira të përballimit dhe përshtatjes, punës ndërvepruese në grup, praktikimit të metodës së Këshillimit midis bashkëmoshatarëve përmes luajtjes së roleve, u arrit nxitja e reflektimit mbi rolin e tyre si Këshillues në mbështetjen dhe udhëheqjen e njëri-tjetrit drejt procesit të të mësuarit.

Grupi i senatorëve, ndërmorën angazhimin për propozimin e nismës së të krijuarit të një grupi Këshilluesish të bashkëmoshatarëve tek Qeveria e nxënësve dhe Drejtoritë e shkollave, me qëllim të ndërtuarin e një modeli udhëheqjeje për të tjerë fëmijë dhe të rinj drejt të qënit qytetarë të mirë evropianë në shoqërinë ku jetojnë.

WhatsApp chat