Field Officer in Koplik, Malesi e Madhe – TOR
January 29, 2021
Trajnimi 5-ditor “Atësitë e Jetës dhe Të mësuarit/Këshillimi midis bashkëmoshatarëve” në Malësi të Madhe
May 1, 2021

Nis zbatimin projekti “Rikthimi në Mundësi të Reja në Malësi të Re”

CoDe Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe, zhvilloi në mjediset e sallës së Këshillit Bashkiak aktivitetin për prezantimin e projektit dhe workshopin mbi „Hartëzimin e burimeve lokale në termat e riintegrimit social-ekonomik të familjeve të kthyera nga migrimi dhe ato nga popullata lokale/grupet e margjinalizuara“, në nisje të zbatimit të projektit Rikthimi në Mundësi të Reja në Malësi të Madhe”, mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, pjesë e Programit “Rikthimi në Mundësi të Reja” të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet lokale, komuniteti i biznesit, ofrues të shërbimeve psiko-sociale për të rinj dhe grupe në nevojë, si edhe perfitues të synuar të projektit, ndër te cilët: Zv. Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe – Z.Sytki Ndrecaj, Drejtori i ZVP Koplik – Z. Rasim Demaj, Drejtoresha e ZVA Koplik – Znj. Hane Smakaj, Kryetari i Njësisë Administrative Shkrel – Z. Sali Hoxhaj, Pergjegjësja e Sektorit të Shërbimeve Sociale DSHS – Znj. Ilda Rexhaj, Përgjegjesia e Sektorit të Formimit DRFPP Shkodër – Znj. Irma Lohja , Specialistja e Edukimit Shëndetesor – NJVKSH Koplik – Znj. Anila Gjolaj, Koordinatorja e Qendrës Rinore “ARKA” Koplik – Znj. Redina Bercaj, Përgjegjësja e Qendrës Komunitare “MEDPAK” Koplik – Znj. Brisjana Vojvoda, 2 përfaqesues nga bizneset lokale “Malësia Valtur” dhe “Malësia Travel”, si edhe 3 të rinj të kthyer nga migrimi. Për shkak të pamundësisë fizike të pjesëmarrjes si pasojë e rregullave të mbrojtjes ndaj Covid-19, një pjesë e pjesëmarrësve morën pjesë online përmes platformës Zoom.

Ekspertja – Znj.Genta Prodani, mundësoi për pjesëmarrësit disa pika kyçe kuadrin ligjor/programet e mbështetjes ndaj grupeve të synuara të përditësuara, si edhe inpute me synim nxitjen e reflektimit mbi formësimin e masave lidhur me përshpjetimin e procesit të riintegrimit social-ekonomik të familjeve të kthyera nga migrimi dhe atyre nga grupe të margjinalizuara. Nga ana tjetër, diskutimi ndërveprues mundësoi marrjen e informacionit lidhur me statusin, situatën, sfidat/vështirësitë aktuale të punësimit, aksesi në shërbimet që iu ofrohen, po ashtu edhe lidhur me aspektin e integrimit social në komunitet.

Përfaqësuesit e pranishëm paraqitën një perspektivë premtuese lidhur me bashkëpunimin efektiv përgjatë zbatimit të projektit. Ndërhyrjet e parashikuara të projektit u mirërpritën dhe u vlerësuan si të nevojshme, duke marrë parasysh mungesat dhe boshllëqet në mirëfunksionim e hallkave të sistemit të referimit/menaxhimit të rasteve. Theksi u vendos ne rritjen e nivelit të besimit të përfituesve tek institucionet, duke rritur aksesin në informacion, shërbime dhe programe në përfitim të tyre, ndërtimin e një dosjeje për çdo familje në bazë të nevojave/kërkesave specifike duke përfshirë ndëryrje shumëplanëshe, si edhe forcimin e bashkëpunimit dhe aktivizimit të sinergjive lokale, për arritjen e rezultateve konkrete dhe afatgjata lidhur me integrimin social-ekonomik.

 

 

 

WhatsApp chat