Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Librazhd & Përrenjas

Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Berat
September 10, 2020
External Expert on Public Health
September 25, 2020

Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Librazhd & Përrenjas

U zhvillua takimi i dytë për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit mbi gjendjen social-ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19, me aktorët lokalë kyç që ofrojnë shërbime psiko-sociale në komunitet. Këtë here ishim me Bashkitë Librazhd dhe Përrenjas.

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Profesionistët e rinj mbështesin grupet vulnerabël përmes Këshillimit online”, financuar nga ERSTE Foundation.

Përfaqësues nga Zyra e Ndihmës Ekonomike Librazhd, Zyra për Mirëqënie Sociale dhe Arsim Përrenjas, Specialistë të Bashkisë Përrenjas, përfaqësues nga World Vision Librazhd dhe Forumi i Gruas Elbasan, të pranishëm në takim, morën inputet kryesore në dobi të të kuptuarit më qartë të nevojave më të rendësishme të komunitetit, për të arritur rekomandime lidhur me ndërmarrjen e masave.

Ajo çka u theksua gjatë diskutimit nga pjesëmarrësit, ishte fakti që zona e Përrenjasit, si një Bashki e vogël, ka një veprimtari shoqërie civile të pakët, si edhe haset me shumë sfida social-ekonomike, rrjedhimisht është shumë e nevojshme ekzistenca e ndërhyrjeve që adresojnë këto çështje. Forcimi i urave lidhëse dhe sinergjive midis insitucioneve vendore dhe shoqërisë civile, me fokus ndërmarrjen e masave që lehtësojnë nevojat që adreson komuniteti, është ajo që synohet.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh që sipas vëzhgimit, pjesa më e madhe e individëve përdorin rrjetet sociale për të marrë informacion mbi masat ndaj Covid-19 dhe politikat sociale mbështetëse ndaj pasojave, pse jo të mos shfrytëzohet ky kanal informimi edhe për orientimin drejt shërbimeve të ofrimit të këshillimit online si një metodë efikase dhe e shpejtë në kohë.

WhatsApp chat