Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Berat

External Expert on Public Health
September 9, 2020
Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Librazhd & Përrenjas
September 14, 2020

Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Berat

Në vijim të zbatimit të projektit “Profesionistët e rinj mbështesin grupet vulnerabël përmes Këshillimit online”, financuar nga ERSTE Foundation, u zhvillua takimi i parë me aktorët lokalë kyç në Bashkinë Berat, për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit mbi gjendjen social-ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të insitucioneve në Bashkinë Berat që ofrojnë shërbime psiko-sociale në komunitet, Zyra e Punësimit, si edhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq dhe Save the Children, Berat.

Të dhënat dhe gjetjet kryesore të arritura nga vëzhgimi i realizuar në kuadër të projektit përmes intervistimit online dhe fizikisht të target grupeve të ndryshme, u ndanë me pranishmit nga koordinatorja lokale e organizatës për zonën e Beratit, duke synuar rritjen e vëmendjes ndaj nevojave të raportuara nga grupet e arritura dhe ndërmarrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve.

Diskutimi midis entiteteve pjesëmarrësve theksoi feedback-un pozitiv lidhur me kontributin e projektit dhe vendosi theksin specifikisht tek kontributi që sjell nisma e të ofruarit të një praktike këshillimi online nga profesionistë të rinj, si mbështetje në ofrimin e suportit për grupet në nevojë për këshillim/orientim/informacion, në kushtet e një situate sfiduese, ku edhe vetë institucionet punojnë me staf të reduktuar.

Ndër rekomandimet e arritura ishte edhe nevoja për për të fuqizuar më tej sinergjinë e aktorëve që punojnë në komunitet dhe organizatës, për të përmirësuar sistemin e referimit të rasteve që adresojnë nevoja specifike, në mënyrë që ndërhyrja të bëhet në kohë dhe në mënyrë efikase.

WhatsApp chat