Trajnimi 5-ditor metodën e Këshillimit “Peer to Peer” me të rinjtë në Gjirokastër

Fillojnë praktikën pranë shërbimeve të Bashkisë Gjirokastër dhe Libohovë, grupi i dytë i të rinjve me aftësi të kufizuar dhe/apo të kthyer nga migrimi
July 7, 2020

Trajnimi 5-ditor metodën e Këshillimit “Peer to Peer” me të rinjtë në Gjirokastër

Esmeralda Mecani Peer Counseler

Esmeralda Mecani Peer Counseler

Organizata CoDe Albania, në kuadër të zbatimit të projektit “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ, programi ProSEED, zhvilloi trajnimin 5-ditor për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe/apo të kthyer nga migrimi, lidhur me metodën e këshillimit të bashkëmoshatarëve.

Trajnimi 5-ditor, u zhvillua online në datat 17-18-19 dhe 23-24 qershor. Strukturimi i grupeve të vetë-ndihmës, përmes angazhimit dhe përfshirjes të të rinjve me aftësi të kufizuar në shërbimet parashoqërore, kërkon rritjen e kapaciteteve të vetë të rinjve mbi metodat efektive të këshillimit. Krijimi i bazave për fillimin e ofrimit të këtij shërbimi parashoqëror, do të ndihmojë në mirëinformimin e personave me aftësi të kufizuar, kujdestarëve të tyre dhe më gjerë.

Pas mbylljes së trajnimit 5-ditor, nuk munguan rastet kur të trajnuarit filluan praktikën e këshillimit të PAK nga PAK, pranë shërbimit social. Esmeralda Meçani, aktualisht ofron këshillim për personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë Libohovë. Janë disa persona të cilët kanë marrë këshillim, dhe janë informuar lidhur me përfitimet e përcaktuara në ligj, duke u dhënë mundësi të vijojnë edukimin e tyre, apo të marrin informacion lidhur me shërbimet që ofrohen në komunitet.

Projekti synon që deri në përfundim të afatit të zbatimit, 30 shtator 2020, të nxisë strukturat vendore, kryesisht Bashkinë por edhe OPAK, të integrojnë këtë metodë këshillimi si mundësi në diversifikimin e shërbimeve dhe mbështetjes ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Padyshim, që të rinjtë e trajnuar do të kenë nevojë për mbështetje dhe koordinim me stafet e shërbimit social, si për të identifikuar personat e tjerë me aftësi të kufizuar në komunitet por edhe për të mirëstrukturuar shërbimin që do të ofrojnë. Hapi i parë është hedhur, mbetet të ndjekim me shumë vemendje, si do të vijohet më tej për të rritur angazhimin e të rinjve me aftësi të kufizuar, si protagonistë dhe agjentë socialë në komunitet.

WhatsApp chat