Të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe të rinjtë e kthyer nga migrimi, fillojnë zhvillimin e praktikave të punës pranë insitucioneve vendore në Gjirokastër
July 3, 2020
Trajnimi 5-ditor metodën e Këshillimit “Peer to Peer” me të rinjtë në Gjirokastër
July 13, 2020

Fillojnë praktikën pranë shërbimeve të Bashkisë Gjirokastër dhe Libohovë, grupi i dytë i të rinjve me aftësi të kufizuar dhe/apo të kthyer nga migrimi

Ndërmjetësimi i mundësuar përmes zbatimit të projektit “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ – Programi ProSEED, vijon të integrojë në praktikat e punës të rinjtë të cilët kanë shprehur interesin të fitojnë njohuri dhe aftësohen për të përmbushur kërkesat e tregut të punës.

Arsen Karavidha, Erada Hormova, Apostol Stavri, Kozeta Llakatura, Feti Jaupaj dhe Fabiola Peçi, janë 7 të rinjtë e tjerë që kanë filluar praktikën në shërbimet si: Zyra e Informatikës në Bashki, Qendra komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar, Kopësht, Shërbimet publike, Ujesjellës kanalizime dhe Gjelbërim, Sherbimet veterinare dhe bujqësore.

Frekuentimi i rregullt nga ana e të rinjve dhe qasja pozitive në zhvillimin e praktikës, do të ndihmojë të rinjtë te fitojnë aftësitë për punësim, si pranë shërbimeve publike ashtu edhe në sektorin privat.

WhatsApp chat