Bashkëpunimi vendor për integrimin e të rinjve në tregun e punës
June 22, 2020
Fillojnë praktikën pranë shërbimeve të Bashkisë Gjirokastër dhe Libohovë, grupi i dytë i të rinjve me aftësi të kufizuar dhe/apo të kthyer nga migrimi
July 7, 2020

Të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe të rinjtë e kthyer nga migrimi, fillojnë zhvillimin e praktikave të punës pranë insitucioneve vendore në Gjirokastër

Në kuadër të projektit  “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ – Programi ProSEED dhe në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkinë Libohovë, u mundësua për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe të kthyer nga migrimi, kryerja e praktikës pranë shërbimeve publike.

Të rinjtë të cilët e kanë filluar praktikën, shprehen se kanë gjetur një mjedis mbështetës në shërbimet që po frekuentojnë prej 2 ditësh. Personeli po mundëson angazhimin e tyre duke i bërë të ndihen të dobishëm dhe të mirëpritur.

Anxhela Bojo, Esmeralda Meçani, Esmeralda Gjoka, Ermelinda Meta, Romina Pollo dhe Juljan Dame, janë grupi i parë ndër të rinjtë që kanë filluar praktikën 3-mujore, Korrik-Shtator 2020.

Së bashku shprehen se është mundësia e parë që ju është ofruar për të demostruar aftësitë e tyre për punë, por gjithashtu e vlerësojnë edhe si mundësi integrimi social, duke u motivuar edhe më shumë për të ndërtuar vetë të ardhmen e tyre.

Angazhimi i të rinjve në praktikat e punës, do të ndikojë jo vetëm tek ata por edhe do të krijojë një model të ri bashkëpunimi midis aktorëve të ndryshëm se si mund të mbështesin të rinjtë në rrugën e drejt krijimit të perspektikave më të mira.

Në ditët në vazhdim, edhe shumë të rinj të tjerë me aftësi të kufizuar apo të kthyer nga migrimi, do të fillojnë praktikën pranë shërbimeve apo sektorëve të ndryshëm, për të cilët do të mund të ndajmë pjesëza nga praktika e tyre e punës.

WhatsApp chat