Ofrimi i këshillimit online ndaj fëmijëve dhe të rinjve të margjinalizuar apo të kthyer nga migrimi

Ekspert i jashtëm për artikulimin e mësimeve të nxjerra, praktikave të mira dhe rekomandimeve mbi mekanizmin e referimit, të mundësuara përgjatë zbatimit të projektit
May 6, 2020
Bashkëpunimi vendor për integrimin e të rinjve në tregun e punës
June 22, 2020

Ofrimi i këshillimit online ndaj fëmijëve dhe të rinjve të margjinalizuar apo të kthyer nga migrimi

Organizata CoDe Albania, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, do të mundësojë angazhimin e profesionsitëve të rinj të fushës së shkencave sociale (Psikologji/Shërbim Social), në ofrimin  e këshillimit online ndaj fëmijëve dhe të rinjve të margjinalizuar apo të kthyer nga migrimi.

Projekti synon mbështetjen dhe orientimin përmes këshllimit individual apo në grup, lidhur me pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Në pamundësi për të arritur grupet e synuara për shkak të kufizimeve në organizimin e eventeve apo akitviteteve, si edhe mungesen e përkohshme në arritjen e shërbimeve lokale, ofrimi i këshillimit online rezulton efikas dhe i domosdoshëm.

Projekti do të mundësojë trajnimin e grupit të të rinjve profesionistë të përzgjedhur, mbi metodat  efikase të këshillimit online, mbledhjen online të të dhënave të grupeve të arritura, shkrimin e raporteve mbi të dhënat e grumbulluara, si edhe raportimin pranë institucioneve vendore përgjegjëse. Gjithashtu, për të përzgjedhurit do të zhvillohen trajnime mbi organizimin e aktiviteteve në terren me fëmijë, të rinj, target-grupe të margjinalizuara.

Në përfundim të angazhimit, do të mundësohet pajisja me Çertifikatë Mirënjohjeje dhe Letër Reference.

Sa më sipër, ftohen profesionistët e rinj të cilët vlerësojnë që mund të japin kontributin e tyre në ndihmë të komuniteteve, si një mundësi lidhur me angazhimin social, të aplikojnë përmes plotësimit të pyetësorit të vënë në dispozicion në linkun https://forms.gle/wkqoPSRKUspyrThA8 dhe/ose përmes dërgimit të Letrës së shprehjes së interesit dhe CV-së në adresen elektronike të organizatës info@codealbania.org.

Mirëpresim aplikimet brenda datës 26 qershor 2020.