Bashkëpunimi vendor për integrimin e të rinjve në tregun e punës

Ofrimi i këshillimit online ndaj fëmijëve dhe të rinjve të margjinalizuar apo të kthyer nga migrimi
June 12, 2020
Të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe të rinjtë e kthyer nga migrimi, fillojnë zhvillimin e praktikave të punës pranë insitucioneve vendore në Gjirokastër
July 3, 2020

Bashkëpunimi vendor për integrimin e të rinjve në tregun e punës

Bashkia Gjirokastër, në përgjigje të kërkesës së adresuar nga Organizata CoDe Albania, do të mundësojë zhvillimin e praktikës 3-mujore për 17 të rinj, përfitues të projektit “Askush i lënë pas” me fonde nga GIZ – Programi ProSEED.

Zv.Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër – znj. Jorida Mudo, së bashku me znj. Albana Alushi – Drejtore e SHS, zhvilluan takimin me të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe ata të kthyer nga migrimi, në lidhje me finalizmin e procedurës për fillimin e praktikës 3-mujore pranë subjekteve/shërbimeve në vartësi të Bashkisë Gjirokastër.

Zhvillimi i praktikës, do të jetë një mundësi shumë e dobishme për të rinjtë për t’u njohur më nga afër me praktikat në vendin e punës, zhvillimin  e mëtejshëm të aftësive për punë, si edhe njohjen e shërbimeve që Bashkia ofron për qytetarët.

Të rinjtë do të fillojnë praktikën me datë 29 qershor 2020, pranë shërbimeve të kërkuara në bazë të formimit të tyre, por edhe duke marrë në konsideratë aftësitë fizike për ata të rinj të cilët kanë kufizime në lëvizshmëri apo kufizime të tjera.

Bashkëpunimi me Bashkinë Gjirokastër, vjen si rezultat i një procesi konsultimesh me anëtarët e Këshillit Bashkiak, Komsionit të çështjeve sociale dhe punësimit, si edhe me angazhimin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër.

Angazhimi dhe bashkëpunimi me Bashkitë në adresimin dhe mbështetjen e procesit të integrimit të të rinjve drejt tregut të punës, ofron një model sa efikas aq edhe të rëndësishëm.