Ekspert i jashtëm për artikulimin e mësimeve të nxjerra, praktikave të mira dhe rekomandimeve mbi mekanizmin e referimit, të mundësuara përgjatë zbatimit të projektit

Ekspert i jashtëm për hartimin e masave mbështetëse lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar
April 24, 2020
Ofrimi i këshillimit online ndaj fëmijëve dhe të rinjve të margjinalizuar apo të kthyer nga migrimi
June 12, 2020

Ekspert i jashtëm për artikulimin e mësimeve të nxjerra, praktikave të mira dhe rekomandimeve mbi mekanizmin e referimit, të mundësuara përgjatë zbatimit të projektit

TERMA REFERENCE

Pozicioni:  Ekspert i jashtëm për artikulimin e mësimeve të nxjerra, praktikave të mira dhe rekomandimeve mbi mekanizmin e referimit, të mundësuara përgjatë zbatimit të projektit.

Projekti: “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”, zbatuar nga CoDe Albania në Bashkinë Lezhë.

Shërbimi i kërkuar: Zhvillimi i takimeve konsultuese/fokus grupeve online, me përfaqësues nga NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar pjesë e programit të Fuqizimit të Familjes dhe artikulimi i mësimeve të nxjerra dhe praktikat e mira, faktorët mbrojtës ndaj dhunës dhe abuzimit, si edhe rekomandimet mbi mekanizmin e referimit të rasteve të dhunës/abuzimit ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre me aftësi të kufizuar, të mundësuara përgjatë zbatimit të projektit, për hartimin e një Booklet-i.

Datat e ofrimit të shërbimit: 15-22 maj  2020

Kohëzgjatja e ofrimit të shërbimit: 6 ditë pune

CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA po kërkon një ekspert të jashtëm për Zhvillimi i takimeve konsultuese/fokus grupeve online, me përfaqësues nga NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar pjesë e programit të Fuqizimit të Familjes dhe artikulimi i mësimeve të nxjerra dhe praktikat e mira nga projekti, faktorët mbrojtës ndaj dhunës dhe abuzimit, si edhe rekomandimet mbi mekanizmin e referimit të rasteve të dhunës/abuzimit ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre me aftësi të kufizuari, për hartimin e një Booklet-i, në përmbyllje të projektit Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”, zbatuar nga CoDe Albania në Bashkinë Lezhë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga  Dhuna dhe Abuzimi në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Numër kontrate: 2017/394-906/SG15

Kohëzgjatja e projektit: 10/06/2019-30/05/2020

Qëllimi i projektit: Mundësimi i ofrimit të masave cilësore të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe programeve cilësore për fuqizimin e familjes me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar si grupi kryesor në rrezik për të qënë viktima të mundshme të abuzimit dhe dhunës.

 

Informacion për projektin

Projekti “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”, synon të mundësojë dhe ofrojë mbështetje për shërbimet lokale të kujdesit social për të aplikuar metoda më fleksibile për aktivizimin e sinergjive lokale, me perspektivën për të fuqizuar sistemin e referimit në vend për mbrojtjen e fëmijëve, me një fokus të veçantë tek fëmijët me aftësi të kufizuar. Nga ana tjetër, projekti synon të aktivizojë dhe forcojë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, duke fuqizuar qëndrimin e prindërve ndaj abuzimit të fëmijëve përmes ideimit dhe zbatimit të mjeteve parandaluese për dhunën në familje, por edhe në komunitet. Qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve të ofrueseve të shërbimeve sociale në Lezhë, por edhe të stafit pedagogjik dhe psikologëve në shkolla, duke ndihmuar profesionistët e fushës në mirëadresimin e rasteve dhe referimin në kohë, për një menaxhim më efikas të rasteve të abuzimit apo në risk për abuzim, të fëmijës me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, edhe nxitjen e të kuptuarit dhe ndërgjegjësimit të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar lidhur me kontributin dhe përgjegjësitë e tyre mbi masat/faktorët e mbrojtjes së fëmijëve dhe rëndësinë e krijimit të sinergjive me prindërit e tjerë mbi advokimin për të drejtat dhe parandalimin e dhunës dhe abuzimit.

Elementi kyç lidhur me mbrojtjen e fëmijëve është eleminimi i të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve, promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në situatë risku, veçanërisht fëmijëve me aftësi të kufizuar. Rrjedhimisht, në përmbyllje të projektit, nevojitet evidentimi i praktikave të mira, faktorëve të suksesit dhe rekomandimeve për ndërhyrje sistematike dhe efektive në të gjitha fushat e veprimtarisë dhe aktivizimi i sinergjive lokale midis të gjithë aktorëve lokalë, në dobi të krijimit të një perspektive më të mirë mbrojtjeje dhe parandalimi.

Shërbimi i kërkuar:

 

  • Kërkohet ekspertiza e një eksperti me njohuri në fushën e ligjit për të drejtat e fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar dhe politikat e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, për artikulimin e mësimeve të nxjerra dhe praktikat e mira nga projekti, faktorët mbrojtës ndaj dhunës dhe abuzimit të arritura nga Programi i Fuqizimit të Familjes me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, si edhe rekomandimet mbi mekanizmin e referimit të rasteve të dhunës/abuzimit ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre me aftësi të kufizuar, që do të jenë baza për hartimin e një Booklet-i.
  • Zhvillimi i takimeve konsultuese/intervistave dhe fokus grupeve online (dhe/ose nëse është e nevojshme kryerjen e telefonatave konsultuese, shkëmbimin e e-maileve me pjesëmarrësit që nuk e kanë të mundur pjesëmarrjen në takimet online), me përfaqësues nga NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar pjesë e programit të Fuqizimit të Familjes.
  • Takimet konsultuese/intervistat dhe fokus grupet duhet të jenë në funksion të marrjes së informacionit/të dhënave të nevojshëm/me për hartimin e dokumentit të Booklet-it.
  • Përmbledhja dhe analizimi i informacionit të marrë nga takimet konsultuese/intervistat/fokus grupet.
  • Sintentizimi i informacionit dhe nxjerrja e rekomandimeve (draftimi i Booklet-it dhe ndarja me stafin e projektit).
  • Reflektimi i komenteve dhe Finalizimi i Booklet-it.
  • Periudha e përmbushjes së shërbimit parashikohet të zhvillohet më 15 maj 2020 – 22 maj 2020.
  • Koha e parashikuar për përmbushjen e shërbimit të kërkuar është 6 ditë pune, për zhvillimin e takimeve konsultuese/intervistave/fokus grupeve online me target-grupin nga i cili do të mundësohet marrja/grumbullimi i informacionit, hartimin e draftit të dokumentit të booklet-it, si edhe raportit të punës.
  • Hartimi dhe përpunimi i raportit të punës mbi ditët e punës për draftimin e dokumentit të Booklet-it, duke ofruar edhe disa përfundime dhe rekomandime që duhet të merren në konsideratë nga stafi i projektit apo aktorët lokalë kyç lokalë.
  • Raporti i punës do të dorëzohet pas finalizimit të Booklet-it.

 

Rezultatet e pritshme:

 

  • Mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira e mundësuara nga projekti, faktorët mbrojtës ndaj dhunës dhe abuzimit, si edhe rekomandimet mbi mekanizmin e referimit të rasteve të dhunës/abuzimit ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre me aftësi të kufizuar, të mundësuara përgjatë zbatimit të projektit, janë artikuluar nga eksperti në sajë të mbledhjes, përpunimit dhe analizimit të informacionit të marrë nga bashkëpunimi me NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
  • Të dhënat e përpunuara janë analizuar dhe në bazë të tyre është draftuar dhe finalizuar dokumenti i Bookle-it, i cili do të ndahet me bashkëpunëtorët locale kyç në Bashkinë Lezhë/insitucionet vendore.
  • Është nxitur një qasje pozitive dhe proces angazhimi i mëtejshëm lidhur me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar, me synim fuqizimin e masave cilësore dhe sistemit të referimit në fuqi të rasteve të dhunës/abuzimit dhe advokimit për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

 

Mënyra e kryerjes së shërbimit: Online, përmes një platforme të aksesueshme (Zoom apo Skype) dhe/ose me anë të telefonatave konsultuese, shkëmbimit të e-maileve me pjesëtarët e target-grupit të synuar.

Kriteret, kualifikimet dhe eksperienca:

  • Master Shkencor ose Phd në Shkenca Sociale ose Juridike; preferohet të paktën 5 vjet experience e vërtetuar pune në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar.
  • Njohuri shumë të mira rreth situatës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
  • Njohuri shumë të mira të paketës ligjore për të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet në mbrojtje të tyre në Shqipëri; njohje të Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”; njohje të Ligjit 121/2016 “Shërbime të kujdesit shoqëror”, si edhe Strategjive dhe Kuadrit ligjor mbi Aftësinë e Kufizuar.
  • Eksperiencë profesionale pune me organizatat e shoqërisë civile, apo institucionet vendore dhe ofruesit e shërbimeve.
  • Eksperiencë të mëparshme si ekspert në zhvillimin e trajnimeve, takimeve konsultuese, intervistave, fokus-grupeve për hartimin e dokumenteve të masave/rekomandimeve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve apo strategjive mbi aftësinë e kufizuar.
  • Aftësi shumë të mira në mbledhjen, analizimin dhe sintetizimin e informacionit të marrë nga takimet konsultuese/intervistat/fokus grupet dhe nxjerrjen e rekomandimeve, të provuara përgjatë eskperiencës së punës.
  • Njohje dhe aftësi të mira përdorimi të platformave online Zoom apo Skype.

 

Kushtet për shërbimin:

  • Disponueshmëri për të përmbushur detyrimet lidhur me shërbimin e kërkuar, sipas afatit kohor të përcaktuar;
  • Të zhvillojë takime konsultuese/komunikime interaktive online me pjesëmarrësit, që mundëson marrjen e informacioneve lidhur elementët e sipërkërkuar që do të përmbajë Booklet-i.
  • Të draftojë dhe finalizojë dokumentin i Booklet-it duke u konsultuar edhe me stafin e projektit, lidhur me rekomandimet mbi mekanizmin e referimit të rasteve të dhunës/abuzimit ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre me aftësi të kufizuar.
  • Të mbrojë konfidencialitetin e informacionit dhe të dhënave të ndjeshme që do mund të merren gjatë ofrimit të shërbimit;
  • Të mundësojë dorëzimin e timesheet, duke raportuar mbi orët e shërbimit të realizuara në përputhje me qëllimin e shërbimit të kërkuar, apo çdo dokument shoqërues që do të duhet për raportimin e shërbimit.
  • Të mundësojë dorëzimin e raportit të punës, duke përfshirë edhe disa gjetje dhe rekomandime të mundësuara nga takimet konsultuese/fokus grupet dhe outputet e arritura gjatë zhvillimit të komunikimit me target-grupin e synuar.

 

Kriteret për aplikimin:

Dokumentacioni i mëposhtëm duhet të dorëzohet Brenda datës 13 maj 2020, në adresën elektronike të organizatës info@codealbania.org.

  • CV;
  • Letër interesi, duke përshkruar aftësitë në përmbushjen e shërbimit të kërkuar;
  • Kontaktin e 1 reference më të fundit; kopje të studimeve apo referenca materialesh/ekspertizash të ofruara ose kopje/referenca të dokumente politikash, strategjish apo masash mbështetëse të hartuara nga aplikanti.
  • Oferta financiare në total ose e ndarë në orë pune për shërbimet e kërkuara; oferta duhet të jetë në gros dhe të përfshijë tatimin në burim.

 

 

Zgjedhja e kandidatit fitues do të bazohet në sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në Termat e Referencës.

 

Ju lutem, konsideroni që vetëm kandidatët e përshtatshëm për pozicionin e ekspertit të jashtëm, do të kontaktohen!