Ekspert i jashtëm për hartimin e masave mbështetëse lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar

Takimi i parë përfshirës me aktorët locale kyç për mbrojtjen e fëmijës me aftësi të kufizuar
January 29, 2020
Ekspert i jashtëm për artikulimin e mësimeve të nxjerra, praktikave të mira dhe rekomandimeve mbi mekanizmin e referimit, të mundësuara përgjatë zbatimit të projektit
May 6, 2020

Ekspert i jashtëm për hartimin e masave mbështetëse lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar

Pozicioni: Ekspert i jashtëm për hartimin e masave mbështetëse lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar.

Projekti: “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”, zbatuar nga CoDe Albania në Bashkinë Lezhë

Shërbimi i kërkuar: Zhvillimi i trajnimit 3-ditor online me përfaqësues nga NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Datat e ofrimit të shërbimit: 11-15 maj  2020

Kohëzgjatja e ofrimit të shërbimit: 5 ditë pune

CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA po kërkon një ekspert të jashtëm për zhvillimin e një trajnimi 3-ditor online me përfaqësues nga NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar, për hartimin e masave mbështetëse më fleksibël lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar, në kuadër të projektit Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”, zbatuar nga CoDe Albania në Bashkinë Lezhë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga  Dhuna dhe Abuzimi në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Numër kontrate: 2017/394-906/SG15

Kohëzgjatja e projektit: 10/06/2019-30/05/2020

Qëllimi i projektit: Mundësimi i ofrimit të masave cilësore të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe programeve cilësore për fuqizimin e familjes me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar si grupi kryesor në rrezik për të qënë viktima të mundshme të abuzimit dhe dhunës.

 

Informacion për projektin

Projekti “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”, synon të mundësojë dhe ofrojë mbështetje për shërbimet lokale të kujdesit social për të aplikuar metoda më fleksibile për aktivizimin e sinergjive lokale, me perspektivën për të fuqizuar sistemin e referimit në vend për mbrojtjen e fëmijëve, me një fokus të veçantë tek fëmijët me aftësi të kufizuar. Nga ana tjetër, projekti synon të aktivizojë dhe forcojë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, duke fuqizuar qëndrimin e prindërve ndaj abuzimit të fëmijëve përmes ideimit dhe zbatimit të mjeteve parandaluese për dhunën në familje, por edhe në komunitet. Projekti ka synim të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të ofrueseve të shërbimeve sociale në Lezhë, por edhe të stafit pedagogjik dhe psikologëve në shkolla, duke ndihmuar profesionistët e fushës në mirëadresimin e rasteve dhe referimin në kohë, për një menaxhim më efikas të rasteve të abuzimit apo në risk për abuzim, të fëmijës me aftësi të kufizuar. Elementi kyç lidhur me mbrojtjen e fëmijëve është eleminimi i të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve, promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në situatë risku, veçanërisht fëmijëve me aftësi të kufizuar. Rrjedhimisht, nevojitet ndërhyrje sistematike dhe efektive në të gjitha fushat e veprimtarisë dhe aktivizimi i sinergjive lokale, në dobi të krijimit të një perspektive më të mirë mbrojtjeje dhe parandalimi.

Shërbimi i kërkuar:

  • Kërkohet ekspertiza e një eksperti me njohuri në fushën e ligjit për të drejtat e fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar dhe politikat e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, zhvillimin e një trajnimi 3-ditor online me përfaqësues nga NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar, me synim mundësimin e suportit për hartimin e masave mbështetëse më fleksibël lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale, në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve.
  • Trajnimi 3-ditor online parashikohet të zhvillohet në periudhën 11 maj 2020-15 maj 2020.
  • Trajnimi do të ketë në fokus ngirjten e kapaciteteve të ofruesve të shërbimit social, për të mundësuar dhe siguruar mbështetje lidhur me aplikimin e metodave më fleksibël për aktivizimin e sinergjive lokale, me perspektivën për të fuqizuar sistemin e referimit në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar.
  • Koha e parashikuar për përmbushjen e shërbimit të kërkuar është 5 ditë pune, për zhvillimin e trajnimit 3-ditor, për përgatitjen e powerpoint-eve prezantuese apo materialeve të tjera mbështetëse, axhendës, si edhe raportit të punës.
  • Kërkohet prezantimi i powerpoint-eve dhe përgatitja e përshtatshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve gjatë sesionit Pyetje-Përgjigje.
  • Hartimi dhe përpunimi i raportit të punës mbi ditët e trajnimit, duke ofruar disa përfundime dhe rekomandime që duhet të merren në konsideratë nga stafi i projektit apo aktorët lokalë kyç në lidhje me zbatimin e masave cilësore të politikave për mbrojtjen e fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar/hartimin e masave mbështetëse lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve.
  • Raporti i punës do të përfshijë edhe analizën e pre dhe post test dhe do të dorëzohet në përmbyllje të trajnimit 3-ditor.

 

Rezultatet e pritshme:

  • Ofruesit e shërbimeve sociale në Lezhë (NJMF dhe PMF, psikologë, punonjës socialë dhe mësues ndihmës nga shkollat 9-vjeçare në Lezhë, stafi i QZHD) dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, kanë rritur kapacitetet e tyre lidhur me përvetësimin e metodave fleksibël të krijimit të sinergjive lokale në dobi të parandalimit dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar nga dhuna dhe abuzimi.
  • Është nxitur një qasje pozitive dhe proces angazhimi i mëtejshëm lidhur me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar, me synim fuqizimin e sistemit të referimit në fuqi të rasteve të dhunës/abuzimit dhe advokimit për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Vendi i kryerjes së shërbimit: Online, përmes një platforme të aksesueshme (Zoom apo Skype)

Kriteret, kualifikimet dhe eksperienca:

  • Master Shkencor ose Phd në Shkenca Sociale ose Juridike; preferohet të paktën 5 vjet experience e vërtetuar pune në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar.
  • Njohuri shumë të mira rreth situatës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
  • Njohuri shumë të mira të paketës ligjore për të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet në mbrojtje të tyre në Shqipëri; njohje të Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”; njohje të Ligjit 121/2016 “Shërbime të kujdesit shoqëror”, si edhe Strategjive dhe Kuadrit ligjor mbi Aftësinë e Kufizuar.
  • Eksperiencë profesionale pune me organizatat e shoqërisë civile, apo institucionet vendore dhe ofruesit e shërbimeve.
  • Eksperiencë të mëparshme si lehtësues/e apo trajner/e në fushën në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar apo sistemit të referimit, ose si ekspert në hartimin e masave të politikave në fushën e mbrojtjes së fëmijëve apo strategjive mbi aftësinë e kufizuar.
  • Njohje dhe aftësi të mira përdorimi të platformave online Zoom apo Skype.

 

Kushtet për shërbimin:

  • Disponueshmëri për të përmbushur detyrimet lidhur me shërbimin e kërkuar, sipas afatit kohor të përcaktuar;
  • Të zhvillojë diskutime dhe sesione interaktive gjatë trajnimeve online me pjesëmarrësit, që mundëson marrjen e informacioneve lidhur masat e aktivizimit të sinergjive lokale.
  • Të mbrojë konfidencialitetin e informacionit dhe të dhënave që do mund të merren gjatë ofrimit të shërbimit;
  • Të mundësojë dorëzimin e timesheet, duke raportuar mbi orët e shërbimit të realizuara në përputhje me qëllimin e shërbimit të kërkuar, apo çdo dokument shoqërues që do të duhet për raportimin e shërbimit.
  • Të mundësojë dorëzimin e raportit të punës, duke përfshirë edhe disa gjetje dhe rekomandime të mundësuara nga zhvillimi i trajnimit 3-ditor dhe outputet e arritura gjatë zhvillimit të diskutimeve, si edhe rezultatet e pre-post test.

 

Kriteret për aplikimin:

Dokumentacioni i mëposhtëm duhet të dorëzohet Brenda datës 4 maj 2020, në adresën elektronike të organizatës info@codealbania.org.

  • CV;
  • Letër interesi, duke përshkruar aftësitë në përmbushjen e shërbimit të kërkuar;
  • Kontaktin e 1 reference më të fundit; kopje të studimeve apo referenca materialesh/ekspertizash të ofruara ose kopje/referenca të dokumente politikash, strategjish apo masash mbështetëse të hartuara nga aplikanti.
  • Oferta financiare në total ose e ndarë në orë pune për shërbimet e kërkuara; oferta duhet të jetë në gros dhe të përfshijë tatimin në burim.

 

 

Zgjedhja e kandidatit fitues do të bazohet në sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në Termat e Referencës.

 

Ju lutem, konsideroni që vetëm kandidatët e përshtatshëm për pozicionin e ekspertit të jashtëm, do të kontaktohen!