Kërkohet – Ekspert i jashtëm për kuadrin ligjor në fuqi dhe masat e politikave të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar
January 10, 2020
Ekspert i jashtëm për hartimin e masave mbështetëse lidhur me aktivizimin e sinergjive lokale në dobi të fuqizimit të sistemit të referimit për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar
April 24, 2020

Takimi i parë përfshirës me aktorët locale kyç për mbrojtjen e fëmijës me aftësi të kufizuar

CoDe Albania, me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, organizoi takimin e parë përfshirës me aktorët kyç lokalë në Lezhë për mbrojtjen e fëmijës, mbi kuadrin ligjor në fuqi dhe masat e politikave të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuara, në zbatim të projektit me titull “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje sistematike”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna dhe Abuzimi në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Të pranishëm në takim ishin Drejtoresha e Kujdesit dhe Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë, Përgjegjesi i Arsimit dhe Rinisë në Bashkinë Lezhë, 2 specialistet nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, Specialistja për Mbrojtjen e të Miturit dhe Dhunën në Familje nga Drejtoria Vendore e Policisë, Supervizorja e Shërbimit psiko-social – Zyra Vendore Arsimore Lezhë, Drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Ditor Lezhë, Qendra Multifunksionale e Terre des hommes dhe stafi që ofron shërbime psikosociale në qendra, 2 përfaqesueset nga World Vision Lezhë dhe 7 prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Inpute lidhur me kuadrin ligjor në fuqi për mbrojtjen e fëmijeve me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar si grupi kryesor në rrezik, si edhe shërbimet që ofrohen për ta bazuar mbi nevojat, u mundësuan nga ekspertja e fushës. Procesi vijoji me diskutimin në grupe të përbëra nga aktorë e pranishëm lidhur me hapat që duhet të ndërmerren në raste konkrete, për mbrojtjen e fëmijës. Gjithashtu, u prezantuan disa nga arritjet dhe praktikat e mira të zbatimit të projektit deri më tani.

Gjatë diskutimeve, të pranishmit theksuan rolin thelbësor që ka kontributi i secilit aktor lokal dhe bashkëpunimi zinxhir i rrjetit të mbrojtjes së fëmijës dhe fuqizimit të familjes, për ndërmarrjen e nismave lidhur me zbatimin e masave cilësore të politikave për mbrojtjen e fëmijeve dhe atyre me aftësi të kufizuar.

Në takimin e ardhshëm do të mundësohen rekomandime mbi masat lidhur me fuqizimin e rrjetit lokal për mbrojtjen e fëmijës, me synim krijimin e një qasjeje të forte dhe sistematike bazuar në interesin më të lartë të fëmijës me aftësi të kufizuar.