Përmbyllet workshop-i 3-ditor në Lezhë “Nxitja e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillimit”
November 28, 2019
Takimi i parë përfshirës me aktorët locale kyç për mbrojtjen e fëmijës me aftësi të kufizuar
January 29, 2020

Kërkohet – Ekspert i jashtëm për kuadrin ligjor në fuqi dhe masat e politikave të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar

TERMA REFERENCE

Pozicioni: Ekspert i jashtëm për kuadrin ligjor në fuqi dhe masat e politikave të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar

Projekti: “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”, zbatuar nga CoDe Albania në Bashkinë Lezhë

Shërbimi i kërkuar: Zhvillimi i 2 takimeve përfshirëse me aktorët vendorë kyç në Lezhë

Datat e ofrimit të shërbimit: 24 janar 2020 & 27 mars 2020

Kohëzgjatja e ofrimit të shërbimit: 1.5 ditë pune

CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA po kërkon një ekspert të jashtëm për zhvillimin e 2 takimeve përfshirëse me aktorët vendorë kyç në Lezhë, mbi kuadrin ligjor në fuqi dhe masat e politikave të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar, në kuadër të projektit Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”, zbatuar nga CoDe Albania në Bashkinë Lezhë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga  Dhuna dhe Abuzimi në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Numër kontrate: 2017/394-906/SG15

Kohëzgjatja e projektit: 10/06/2019-10/04/2020

Qëllimi i projektit: Mundësimi i ofrimit të masave cilësore të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe programeve cilësore për fuqizimin e familjes me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar si grupi kryesor në rrezik për të qënë viktima të mundshme të abuzimit dhe dhunës.

 

Informacion për projektin

Projekti “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”, synon të mundësojë dhe ofrojë mbështetje për shërbimet lokale të kujdesit social për të aplikuar metoda më fleksibile për aktivizimin e sinergjive lokale, me perspektivën për të fuqizuar sistemin e referimit në vend për mbrojtjen e fëmijëve, me një fokus të veçantë tek fëmijët me aftësi të kufizuar. Nga ana tjetër, projekti do të aktivizojë dhe forcojë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, duke fuqizuar qëndrimin e prindërve ndaj abuzimit të fëmijëve përmes ideimit dhe zbatimit të mjeteve parandaluese për dhunën në familje, por edhe në komunitet. Projekti do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të ofrueseve të shërbimeve sociale në Lezhë, por edhe të stafit pedagogjik dhe psikologëve në shkolla, duke ndihmuar profesionistët e fushës në mirëadresimin e rasteve dhe referimin në kohë, për një menaxhim më efikas të rasteve të abuzimit apo në risk për abuzim, të fëmijës me aftësi të kufizuar. Fuqizimi i mekanizmave në komunitet për ndërveprim dhe reagim të shpejtë ndaj fenomenit të përhapjes së dhunës apo abuzimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar, kërkon vëmendjen dhe anagzhimin institucional por edhe të shoqërisë në tërësi, në dobi të interesit më të lartë të fëmijës me aftësi të kufizuar. Njohja me kuadrin ligjor të përditësuar në fuqi mbi të drejtat e fëmijës dhe mundësimi i rekomandimeve lidhur me masat e politikave të mbrojtjes së fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar, rrit interesin e institucioneve vendore në ndërtimin e bashkëpunimit me ofruesit e shërbimeve psiko-sociale dhe prindërit, si dhe ndërton një perspektivë më të mirë për fuqizimin e rrjetit për mbrojtjen e fëmijës, me synim mundësimin e masave cilësore për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi dhe parandalimin e rasteve të mundshme të dhunës.

Shërbimi i kërkuar:

  • Kërkohet ekspertiza e një eksperti me njohuri në fushën e ligjit për të drejtat e fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar dhe politikat e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, për zhvillimin e 2 takimeve përfshirëse me pjesëmarrjen e aktorëve kyç lokalë në Lezhë, duke përfshirë vendimarrësit lokalë, ofruesit e shërbimeve psiko-sociale dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
  • 2 takimet përfshirëse parashikohen të zhvillohen në datat 24 janar 2020 dhe 27 mars 2020.
  • Takimet përfshirëse do të fokusohen në njohjen e aktorëve lokalë në Lezhë me kuadrin e përditësuar të ligjit dhe politikave për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe mundësimin e rekomandimeve lidhur me masat cilësore të politikave të mbrojtjes së fëmijëve. Rekomandimet do të fokusohen në nxitjen e fuqizimit të rrjetit për mbrojtjen e fëmijës.
  • Koha e parashikuar për përmbushjen e shërbimit të kërkuar është 1.5 ditë, për zhvillimin e 2 takimeve përfshirëse, për përgatitjen e powerpoint-eve prezantuese (duke përfshirë konceptet bazë lidhur me kuadrin ligjor në fuqi dhe masat e politikave të mbrojtjes së të drejtave fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar, një analizë lidhur me sfidat dhe pikat e dobëta të zbatimit të politikave për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi dhe shërbimet që ofrohen për ta në mbrojtje të të drejtave të tyre), axhendës, si edhe raportit të punës.
  • Kërkohet prezantimi i powerpoint-eve dhe përgatitja e përshtatshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve gjatë sesionit Pyetje-Përgjigje.
  • Hartimi dhe përpunimi i raportit të punës mbi sesionet e takimit, duke ofruar disa përfundime dhe rekomandime që duhet të merren në konsideratë nga stafi i projektit apo aktorët lokalë kyç në lidhje me zbatimin e masave cilësore të politikave për mbrojtjen e fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar/fuqizimin e rrjetit të mbrojtjes së fëmijës.
  • Raporti i punës do të përfshijë 1 raport të mesëm (në përmbyllje të takimit të parë dhe një raport final (në përmbyllje të 2 takimeve).

 

Rezultatet e pritshme:

  • Aktorëve lokalë kyç në Lezhë (vendimarrësve lokalë, ofruesve të shërbimit psiko-social dhe prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar) u janë mundësuar disa inpute lidhur me kuadrin ligjor në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar nga dhuna dhe abuzimi, si dhe rekomandime lidhur me mundësimin e masave cilësore për politikat e mbrojtjes së fëmijëve janë arritur dhe do të zbatohen nga aktorët lokalë kyç në Lezhë.
  • Aktorët lokalë kyç në Lezhë kanë patur një qasje pozitive institucionale dhe janë angazhuar lidhur me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar, me synim fuqizimin e rrjetit të mbrojtjes së fëmijëve dhe advokimit për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Vendi i kryerjes së shërbimit: Lezhë, Shqipëri

Kriteret, kualifikimet dhe eksperienca:

  • Master Shkencor ose Phd në Shkenca Sociale ose Juridike; preferohet të paktën 5 vjet experience e vërtetuar pune në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar.
  • Njohuri shumë të mira rreth situatës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
  • Njohuri shumë të mira të paketës ligjore për të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet në mbrojtje të tyre në Shqipëri; njohje të Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”; njohje të Ligjit 121/2016 “Shërbime të kujdesit shoqëror”.
  • Eksperiencë profesionale pune me organizatat e shoqërisë civile, apo institucionet vendore dhe ofruesit e shërbimeve.
  • Eksperiencë të mëparshme si lehtësues/e i takimeve përfshirëse me aktorë vendorë ose si trajner/e në fushën në fushën e ligjit mbi të drejtat e fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar, ose si ekspert në hartimin e politikave në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

 

Kushtet për shërbimin:

  • Disponueshmëri për të përmbushur detyrimet lidhur me shërbimin e kërkuar, sipas afatit kohor të përcaktuar;
  • Të zhvillojë diskutime dhe sesione interaktive me pjesëmarrësit që mundëson marrjen e informacioneve lidhur me sfidat e zbatimit të politikave të mbrojtjes së fëmijëve dhe ndërmarrjen e masave për zbatimin cilësor të tyre.
  • Të mbrojë konfidencialitetin e informacionit dhe të dhënave që do mund të merren gjatë ofrimit të shërbimit;
  • Të mundësojë dorëzimin e timesheet, duke raportuar mbi orët e shërbimit të realizuara në përputhje me qëllimin e shërbimit të kërkuar, apo çdo dokument shoqërues që do të duhet për raportimin e shërbimit.
  • Të mundësojë dorëzimin e raportit të punës, duke përfshirë edhe disa gjetje dhe rekomandime të mundësuara nga zhvillimi i 2 takimeve përfshirëse dhe outputet e arritura gjatë zhvillimit të diskutimeve.

 

Kriteret për aplikimin:

Dokumentacioni i mëposhtëm duhet të dorëzohet Brenda datës 18 janar 2020, në adresën elektronike të organizatës info@codealbania.org.

  • CV;
  • Letër interesi, duke përshkruar aftësitë në përmbushjen e shërbimit të kërkuar;
  • Kontaktin e 1 reference më të fundit; kopje të studimeve apo referenca materialesh/ekspertizash të ofruara në lidhje me ligjin dhe politikat për mbrojtjen e fëmijëve ose kopje/referenca të dokumentave politikash të hartuara nga aplikanti.
  • Oferta financiare në total ose e ndarë në orë pune për shërbimet e kërkuara; oferta duhet të jetë në gros dhe të përfshijë tatimin në burim.

 

 

Zgjedhja e kandidatit fitues do të bazohet në sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në Termat e Referencës.

 

Ju lutem, konsideroni që vetëm kandidatët e përshtatshëm për pozicionin e ekspertit të jashtëm, do të kontaktohen!