Dita e parë e Programit “Aftësitë e Jetës”

External Expert on Public Health
September 25, 2020
Field Officer in Koplik, Malesi e Madhe – TOR
January 29, 2021

Dita e parë e Programit “Aftësitë e Jetës”

CoDe Albania, në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Ditor Lezhë, organizoi ditën e parë të trajnimit 10-ditor mbi Programin “Aftësitë e Jetës” për fëmijët/të rinjtë me aftësi të kufizuar që marrin shërbime në qendër.

Aktiviteti u zhvillua në zbatim të projektit “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje sistematike”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”.

Mbi bazën e tematikës së “Njohjes së vetes dhe vetëndërgjegjësimit”, 10 fëmijë/të rinj me aftësi të kufizuar u angazhuan në aktivitete ndërvepruese dhe argëtuese, me synim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e të njohurit të vetes, identifikimin e tipareve personale dhe të bashkëmoshatarëve, pikave të forta dhe të dobëta.

Përmes lojërave argëtuese, punimeve kreative, aktivizimit me këngë e kërcime, fëmijët/të rinjtë pjesëmarrës vunë në dukje cilësitë pozitive të gjithësecilit, duke nxitur kështu aftësitë e kreativitetit dhe dhe të menduarit pozitiv, krijimin e një imazhi pozitiv të vetes.

Përgjatë ditëve në vijim, do të zhvillohen tematika të tjera që synojnë angazhimin e tyre dhe zhvillimin e aftësive psiko-sociale në dobi të mirëqënies në tërësi në jetën e përditshme.

WhatsApp chat