Eventi prezantues i projektit “Askush i lënë pas” në Bashkinë Gjirokastër

Forumi “Sfidat dhe perspektivat e integrimit të vendit në BE, roli dhe angazhimi i të rinjve” në Shkodër
September 27, 2019
Takimi i dytë i Programit të Fuqizimit të Familjes me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Lezhë (modeli “Parents Caffe”)
November 11, 2019

Eventi prezantues i projektit “Askush i lënë pas” në Bashkinë Gjirokastër

Nis zbatimi i projektit në Bashkinë Gjirokastër “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ – Programi ProSEED. CoDe Albania ka organizuar në mjediset e “Hotel Çajupi” – Gjirokastër eventin për prezantimin e projektit.

Përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale – Bashkia Gjirokastër, Zyrës Rajonale të Punësimit, Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik, eksperti i çështjeve të migrimit, përfaqësues të Universitetit “Eqerem Çabej” dhe Shkolla e Mesme “Asim Zeneli”, si edhe të rinj me aftësi të kufizuar dhe prindër/kujdestarë, ishin të pranishëm në event.

Projekti “Askush i lënë pas”, synon përfshirjen e 40 të rinjve, ndër të cilët 28 me aftësi të kufizuar dhe 12 të rinjve të kthyer, në proceset e zhvillimit ekonomik, përmes mbështetjes në thyerjen e ciklit të margjinalizimit lidhur me papunësinë dhe migrimin e parregullt, duke i ndihmuar kështu në krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe integrimin në shoqëri.

Në vijim të takimit, drejtuesit e institucioneve vendore shprehën angazhimin e tyre  institucional për zbatimin e projektit dhe arritjen e rezultateve efektive.

Mbështetja e fuqizimit social – ekonomik e të rinjve me aftësi të kufizuar dhe të kthyerve nga migrimi, do të jetë në fokus të bashkëpunimit midis entiteteve lokale, përmes rritjes së aksesit dhe orientimit drejt formimit profesional dhe vetëpunësimit, me qëllim integrimin në tregun e punës.

Komponenti i përfshirjes sociale aktive, përmes integrimit në nisma të përbashkëta rinore me mbështetjen e institucioneve arsimore lokale, do të jetë gjithashtu një ndër elementët inovativë dhe me rëndësi maksimale për pjesëmarrjen e të rinjve me aftësi të kufizuar/të rinjve të kthyer nga migrimi në shoqëri dhe fuqizimin e tyre si promovues të komunitetit pa parriera dhe thyerjes së ciklit të migrimit të parregullt.

WhatsApp chat