Sesioni informues lidhur me programet e punësimit dhe kurrikulat e formimit professional, për të rinjtë me aftësi të kufizuar në Gjirokastër

Ekspert i jashtëm në fushën e këshillimit, fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar – TERMA REFERENCE
November 12, 2019
Dita e parë e workshop-it 3-ditor në Lezhë “Nxitja e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillimit”
November 25, 2019

Sesioni informues lidhur me programet e punësimit dhe kurrikulat e formimit professional, për të rinjtë me aftësi të kufizuar në Gjirokastër

Në kuadër të zbatimit të projektit  “Askush i lënë pas” në Bashkinë Gjirokastër, mundësuar me fonde nga GIZ – Programi ProSEED, u zhvilluan me 21 nëntor 2019, 2 sesione informimi për të rinjtë me aftësi të kufizuar.

Specialistë të Drejtorisë Rajonale të Punësimit dhe  Formimit Profesional Publik, informuan të rinjtë me aftësi të kufizuar, lidhur me procedurat e rregjirtrimit pranë Zyres së Punës si punëkërkues të papunë por edhe mbi Programet e Nxitjes së Punësimit dhe programe të tjera që lehtësojnë integrimin në tregun e punës të grupeve të veçanta. Të rinjtë me aftësi të kufizuar, shprehën interesin e tyre për të aplikuar pranë Zyrës së Punës dhe në vijim të mund të frekuentojnë kurset e formimit profesional, të cilat do t’i afrojnë më shumë me tregun e punës dhe rrisin aftësitë e tyre profesionale në përputhje edhe me aftësitë e tyre fizike dhe/apo mendore.

Pjesëmarrësit, vlerësuan organizimin e sesioneve të informimit, si mundësi për të marrë informacion në kohë dhe kuptuar se si funksionojnë të dyja institutionet. Gjithashtu, u informuan mbi mënyrën se si mund të adresojnë pranë secilës prej tyre kërkesën si punëkërkues apo edhe të arrijnë të punësohen, në sajë të shërbimeve që Zyra e Punës ofron.

Disa prej të rinjve me aftësi të kufizuar, të mbështetur nga projekti, po rregjistrohen pranë Zyrës së Punës si dhe kanë filluar praktikat për ndjekjen e kurseve profesionale, duke i mirë orientuar drejt integrimit në tregun e punës.