Dita e parë e workshop-it 3-ditor në Lezhë “Nxitja e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillimit”

Sesioni informues lidhur me programet e punësimit dhe kurrikulat e formimit professional, për të rinjtë me aftësi të kufizuar në Gjirokastër
November 21, 2019
Përmbyllet workshop-i 3-ditor në Lezhë “Nxitja e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillimit”
November 28, 2019

Dita e parë e workshop-it 3-ditor në Lezhë “Nxitja e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillimit”

Në vijim të zbatimit të projektit “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje sistematike”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, CoDe Albania organizoi ditën e sotme në Lezhë ditën e parë të workshop-it 3-ditor me temë “Nxitja e ofrimit të mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillmit”.

17 prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar që frekuentojnë Qendrën e Zhvillimit Ditor, Qendrën Multifunsionale të Terre des hommes dhe shkollat 9-vjeçare në Lezhë, u njohën me konceptin, strukturën dhe parimet bazë të Këshillimit (Peer to Peer), si edhe me metodën e Këshillimit bazuar mbi vlerat. Të pranishme në workshop, ishin edhe punonjësja sociale e Qendrës së Zhvillimit Ditor dhe specialistet nga Bashkia Lezhë.

Përmes reflektimit individual dhe bashkëndarjes së mendimeve gjatë diskutimeve në grup, prindërit parashtruan problematikat dhe sfidat që hasin me fëmijët e tyre në aspekte të ndryshme dhe ofruan qasje optimiste për t’i përballuar ato, duke filluar që nga pranimi, empatia ndaj njëri-tjetrit, bashkëpunimi për promovimin e të drejtave të fëmijëve të tyre për mbrojtjen nga dhuna/abuzimi dhe deri tek mbështetja sociale/institucionale.

Diskutimet ndërvepruese, nxitën edhe procesin e reflektimit fillestar mbi rolin e tyre si këshillues të ardhshëm të prindërve të tjerë të fëmijëve me aftësi  të kufizuar dhe rritjen e bashkëpunimit midis prindërve në interes të krijimit të një mjedisi mbështetës.

Në vijim, përmes përfshirjes së prindërve në programe të tilla, synohet të aktivizohet dhe forcohet familja e fëmijëve me aftësi të kufizuar duke fuqizuar qëndrimin e prindërve ndaj abuzimit të fëmijëve përmes ideimit dhe zbatimit të mjeteve parandaluese për dhunën në familje, por edhe në komunitet.