Takimi i dytë i Programit të Fuqizimit të Familjes me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Lezhë (modeli “Parents Caffe”)

Eventi prezantues i projektit “Askush i lënë pas” në Bashkinë Gjirokastër
November 11, 2019
Ekspert i jashtëm në fushën e këshillimit, fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar – TERMA REFERENCE
November 12, 2019

Takimi i dytë i Programit të Fuqizimit të Familjes me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Lezhë (modeli “Parents Caffe”)

CoDe Albania, me mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe bashkëpunimin e Qendrës së Zhvillimit Ditor, organizoi ditën e djeshme takimin e radhës të Programit të Fuqizimit të Familjes bazuar në modelin “Parents Caffe”, me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Takimi u zhvillua në vijim të zbatimit të projektit në Bashkinë Lezhë “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Tematika e diskutimit, e përzgjedhur nga takimi paraardhës me prinderit, ishte “Dhuna dhe llojet e dhunës; masat e mbrojtjes së fëmijëve në risk për të qënë viktimë e dhunës dhe abuzimit”.

E pranishme në takim, ishte edhe Specialisja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, nga Bashkia Lezhë, e cila informoi prindërit pjesëmarrës lidhur me vëmendjen dhe mbështetjen që Drejtoria e Shërbimeve Sociale dhe NJMF mundësojnë në kuadër të referimit dhe menaxhimit profesional të rasteve të mundshme të dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve, si edhe mbështetjen lidhur me programet e fuqizimit të familjes.

Përmes metodës së përfshirjes në biseda të drejtuara nga prindërit lider, mbështetur nga stafi i qendrës, 11 prindër arritën në disa masa dhe rekomandime lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar nga dhuna dhe abuzimi, me fokus dhunën fizike dhe neglizhimin si 2 format e dhunës të vlerësuara nga ata si më problematiket.

Ndër rekomandimet e prindërve u theksua roli i tyre në sjelljen dhe komunikimin e përditshëm me fëmijën; njohja e ligjit që mbron të drejtat e fëmijëve, përfshirja e tyre në aktivitete argëtuese, edukative e sociale; këshillimi me psikologun apo punonjësin social, bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet për promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Në përfundim të takimit, përmes hartimit të një letre përkushtimi anonime që nxit edhe më tepër procesin e reflektimit mbi rolin e tyre, prindërit pjesëmarrës parashtruan zotimin mbi çfarë do të ndryshojnë pozitivisht pas takimit lidhur me veten dhe marrëdhëniet me fëmijët e tyre, si edhe cilat tematika sugjerojnë për diskutim në takimin e radhës.

WhatsApp chat