Komunikimi dhe Të Folurit në Publik

Aktiviteti “Your Story” i organizuar nga të rinjtë aktivistë, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër
September 13, 2019
Workshop “Komunikimi dhe të Folurit në Publik”
September 25, 2019

Komunikimi dhe Të Folurit në Publik

?

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019’, në bashkëpunim me organizatën Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH) u zhvillua trajnimi 1-ditor me temë, Komunikimi dhe të folurit në publik. 15 pjesëmarrësit ishin studentë të Fakultetit të Drejtësisë, studentë të profilit Mësuesi, gazetarë dhe përfaqësues të Parlamentit Rinor Shkodër.

Realizimi i këtij trajnimi synonte pajisjen me njohuritë bazë mbi elementët e komunikimit, njohjen me hapat e organizimit të një fjalimi duke përfshirë dhe këshilla praktike për të bërë një prezantim të suksesshëm.

Trajnimi nisi me prezantimin e vetes së gjithësecilit prej pjesëmarrësve, si një formë komunikimi dhe vazhdoi me diskutimin lidhur me preferencat apo pëlqimet e secilit, duke krijuar një frymë pozitive dhe lejimi të qënit vetvetja, si një nga rregullat e të folurit në publik. Gjatë punës me grupe pjesëmarrësit me fjalime konkrete arritën të identifikonin audiencën që i drejtohej fjalimi, llojin e fjalimit, elementët që duhet të ketë të qartë folësi si dhe formën se si duhet të përcillet mesazhi.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u shprehën se hapat e mësuara për një komunikim të suksesshëm do jenë ndihmë për aftësimin e mëtejshëm drejt fushave profesionale përkatëse.

WhatsApp chat