Zhvillohet takimi i parë me prindërit në Lezhë mbi Programin e Fuqizimit të Familjes (modeli Parents Caffe’)

Workshop “Komunikimi dhe të Folurit në Publik”
September 25, 2019
Forumi “Sfidat dhe perspektivat e integrimit të vendit në BE, roli dhe angazhimi i të rinjve” në Shkodër
September 27, 2019

Zhvillohet takimi i parë me prindërit në Lezhë mbi Programin e Fuqizimit të Familjes (modeli Parents Caffe’)

Në vijim të zbatimit të projektit në Bashkinë Lezhë “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC), CoDe Albania ka organizuar takimin e parë me prindërit mbi Programin e Fuqizimit të Familjes, bazuar në modelin “Parents Caffe”.

Takimi i zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Ditor Lezhë, kishte në fokus njohjen e prindërve me Programin e Fuqizimit të Familjes, përmes përfshirjes në biseda të drejtuara me synim arritjen e faktorëve mbrojtës të familjes që mbrojnë fëmijët nga abuzimi/dhuna.

14 prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar që frekuentojnë Qendrën e Zhvillimit Ditor dhe Qendrën Multifunksionale Terre des Hommes, u njohën me projektin,aktivitetet kryesore, qëllimin e takimeve, si edhe rolin që do të kenë prindërit gjatë zbatimit të tij.

Me mbështetjen e drejtoreshës së qendrës, si edhe 3 psikologes dhe puninjëseve sociale të qendrës, pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime ndërvepruese mbi raste konkrete të dhunës/abuzimit me fëmijët, sistemin e raportimit/referimit të rasteve të dhunës, si edhe cilët do të ishin faktorët mbrojtës dhe fuqizues të familjes. 5 prindër lider u caktuan unanimisht si grupi përfaqësues i prindërve.

Përmes hartimit të një letre përkushtimi anonime që nxiti procesin e reflektimit mbi rolin e tyre, prindërit pjesëmarrës parashtruan zotimin mbi cfarë do të ndryshojnë pozitivisht pas takimit lidhur me ndërveprimin/komunikimin me fëmijët e tyre, si edhe cilat tematika sugjeronin për diskutim në takimin e radhës.

Në përfundim të takimit, u rekomandua që në takime të tilla të nxitej edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve vendore, apo të zhvillohen takime konsultuese me pjesëmarrjen e një grupi prindërish përfaqësues, për mbështetjen e rolit të tyre si advokues i mbrojtjes së të të drejtave të fëmijëve.

WhatsApp chat