Forumi “Sfidat dhe perspektivat e integrimit të vendit në BE, roli dhe angazhimi i të rinjve” në Shkodër

Zhvillohet takimi i parë me prindërit në Lezhë mbi Programin e Fuqizimit të Familjes (modeli Parents Caffe’)
September 26, 2019
Eventi prezantues i projektit “Askush i lënë pas” në Bashkinë Gjirokastër
November 11, 2019

Forumi “Sfidat dhe perspektivat e integrimit të vendit në BE, roli dhe angazhimi i të rinjve” në Shkodër

CoDe Albania, në përmbyllje të projektit të programit 4-vjeçar “Rinia Shqiptare në Veprim 2015 – 2019” – me fokus fuqizimin e rolit të të rinjve lidhur me vendimmarrjen vendore dhe angazhimin e tyre në shërbimet në komunitet organizoi në bashkëpunim me Qendrën Rinore ‘Atelie’ Shkodër, Forumin “Sfidat dhe perspektivat e integrimit të vendit në BE, roli dhe angazhimi i të rinjve”.

Të ftuarit në panelet e diskutimit, ndër të cilët përfaqësues të Bashkisë Shkodër, ekspertë të çështjeve të integrimit, përfaqësues të universitetit, organizatave të shoqërisë civile, entiteteve rinore lokale, si dhe të rinj aktivistë nga organizatat rinore në Shkodër, u mundësuan 50 pjesëmarrësve studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe nxënës të shkollave të mesme “Shejnaze Juka” dhe “Oso Kuka”, njohjen me sfidat dhe arritjet në procesin e integrimit të vendit në BE.

Një ndër fokuset kyç të diskutimit ishte ai mbi aspiratat e të rinjve mbi rolin dhe angazhimin e tyre në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, me ndikim në ndërtimin e një dialogu strukturor dhe gjithëpërfshirës.

WhatsApp chat