Workshop “Komunikimi dhe të Folurit në Publik”

Komunikimi dhe Të Folurit në Publik
September 21, 2019
Zhvillohet takimi i parë me prindërit në Lezhë mbi Programin e Fuqizimit të Familjes (modeli Parents Caffe’)
September 26, 2019

Workshop “Komunikimi dhe të Folurit në Publik”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2015 – 2019” CoDe Albania organizoi workshop-in “Komunikimi dhe të Folurit në Publik” me të rinj aktivistë, në përmbyllje të programit mbi ngritjen e kapaciteteve.

17 studentë u njohën me konceptet bazë të komunikimit verbal dhe jo verbal, marrëdhënien në publik dhe me publikun, si edhe hapat për përmirësimin e aftësive të të folurit në publik.

Përmes diskutimeve ndërvepruese në grup, pjesëmarrësit parashtruan këndvështrimet e tyre lidhur me tematikën e Komunikimit si Art i të folurit, duke bashkëndarë konceptet personale dhe shkëmbyer mendimet me njëri-tjetrin.

Disa hapa efektive lidhur me praktikimin e të folurit në publik dhe vendosjes së marrëdhënieve publike si një elemet i rëndësishëm i komunikimit publik, u trajtuan në vijim të workshop-it, duke iu ofruar të rinjve të pranishëm një model të foluri publik të suksesshëm dhe duke nxitur procesin e reflektimit tek ta lidhur me rëndësinë e komunikimit në të gjitha dimensionet e tij.

WhatsApp chat