Takimi i dytë i Programit të Fuqizimit të Familjes me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Lezhë (modeli “Parents Caffe”)
November 11, 2019
Sesioni informues lidhur me programet e punësimit dhe kurrikulat e formimit professional, për të rinjtë me aftësi të kufizuar në Gjirokastër
November 21, 2019

Ekspert i jashtëm në fushën e këshillimit, fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar – TERMA REFERENCE

Titulli i projektit: “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”, zbatuar nga CoDe Albania në Bashkinë Lezhë

Numër kontrate: 2017/394-906/SG15

Kohëzgjatja e projektit: 10/06/2019-10/04/2020

Donator: Financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga  Dhuna dhe Abuzimi në Shqipëri”.

Qëllimi i projektit: Mundësimi i ofrimit të masave cilësore të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe programeve cilësore për fuqizimin e familjes me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar si grupi kryesor në rrezik për të qënë viktima të mundshme të abuzimit dhe dhunës.

 

Informacion për projektin

Projekti “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”, synon të mundësojë dhe ofrojë mbështetje për shërbimet lokale të kujdesit social për të aplikuar metoda më fleksibile për aktivizimin e sinergjive lokale, me perspektivën për të fuqizuar sistemin e referimit në vend për mbrojtjen e fëmijëve, me një fokus të veçantë tek fëmijët me aftësi të kufizuar. Nga ana tjetër, projekti do të aktivizojë dhe forcojë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, duke fuqizuar qëndrimin e prindërve ndaj abuzimit të fëmijëve përmes ideimit dhe zbatimit të mjeteve parandaluese për dhunën në familje, por edhe në komunitet. Projekti do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të ofrueseve të shërbimeve sociale në Lezhë, por edhe të stafit pedagogjik dhe psikologëve në shkolla, duke ndihmuar profesionsitët e fushës në mirëadresimin e rasteve dhe referimin në kohë, për një menaxhim më efikas të rasteve të abuzimit apo në risk për abuzim, të fëmijës me aftësi të kufizuar. Fuqizimi i mekanizmave në komunitet për ndërveprim dhe reagim të shpejtë ndaj fenomenit të përhapjes së dhunës apo abuzimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar, kërkon vëmendjen dhe anagzhimin institucional por edhe të shoqërisë në tërësi, në dobi të interesit më të lartë të fëmijës me aftësi të kufizuar. Njohja me metodën e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindëve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, si edhe zbatimi i programeve për fuqizimin e familjeve të tyre, ndërton një perspektivë më të mirë dhe rrit interesin e familjes në ndërtimin e bashkëpunimit, si me institucionet përgjegjëse dhe ofruesit e shërbimeve, por sidomos me vetë prindërit e tjerë.

Shërbimi i kërkuar:

  • Kërkohet ekspertiza e një eksperti në fushën e këshillimit, fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuar, për zhvillimin e një workshop-i 3-ditor për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar lidhur me nxitjen e vetë-ndihmës dhe mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe Këshillimin “Peer to Peer”;
  • Workshop-i 3 ditor parashikohet të zhvillohet gjatë periudhës 20-27 nëntor, 2019.
  • Workshop-i do të fokusohet në njohjen e 15 prindërve lider të fëmijëve me aftësi të kufizuar me metodën dhe teknikat e mbështetjes përmes Këshillimit “Peer to Peer”, duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve si këshillues dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në iniciativa që inkurajojnë programet e fuqizimit të familjes për parandalimin apo eleminimin e dhunës/abuzimit ndaj fëmijëve.
  • Koha e parashikuar për përmbushjen e shërbimit të kërkuar është 3.5 ditë, për zhvillimin e workshop-it 3-ditor dhe për përgatitjen e modulit të workshop-it, axhendës pre dhe post test/materialeve të tjera të nevojshme, si edhe raportit të punës.

 

Rezultatet e pritshme:

  • 15 prindër lider të fëmijëve me aftësi të kufizuar me njohje mbi qytetarinë aktive dhe aftësi të mira komunikimi, do të fitojnë aftësi se si të bëhen këshillues, duke udhëhequr dhe mbështetur prindër të tjerë të fëmijëve me aftësi të kufizuar lidhur me evidentimin e hershëm të abuzimit dhe dhunës me fëmijët, si edhe se si të ndërtojnë faktorët e tyre mbrojtës.
  • Prindërit këshillues (Peer Advisors), do të kenë ngritur kapacitetet e tyre lidhur me organizimin e grupeve të prindërve të tjerë përgjatë takimeve periodike (Parents caffe’) si edhe inkurajimin për përfshirjen në programet e fuqizimit të familjes.

 

Vendi i kryerjes së shërbimit: Lezhë, Shqipëri

Kriteret, kualifikimet and eksperienca:

  • Master Shkencor ose Phd në Shkenca Sociale; preferohet të paktën 5 vjet experience e vërtetuar pune në fushën e këshillimit, fëmijëve dhe atyre me aftësisë së kufizuar ose punës me prindërit dhe/ose mbështetjen e tyre.
  • Eksperiencë profesionale pune me organizatat e shoqërisë civile, apo institucionet vendore dhe ofruesit e shërbimeve.
  • Eksperiencë të mëparshme si trajner/e në fushën e këshillimit dhe/ose të fëmijëve dhe atyre me aftësisë së kufizuar, punës me prindërit dhe/ose mbështetjen e tyre.

 

Kushtet për shërbimin:

  • Disponueshmëri për të përmbushur detyrimet lidhur me shërbimin e kërkuar, sipas afatit kohor të përcaktuar;
  • Disponueshmëri për të mbështetur dhe ofruar konsulencë ndaj pjesëmarrësve në workshop, me synim aftësimin lidhur me teknikat e mbështetjes përmes Këshillimit “Peer to Peer” dhe rritjen e kapaciteve të vetë-ndihmës në raste të abuzimit/dhunës me fëmijët, ose për parandalimin e rasteve të tilla.
  • Të zhvillojë diskutime dhe sesione interaktive me pjesëmarrësit që u mundësojnë atyre të praktikojnë metodën e mbështetjes permes këshillimit.
  • Të mbrojë konfidencialitetin e informacionit dhe të dhënave që do mund të merren gjatë ofrimit të shërbimit;
  • Të mundësojë dorëzimin e timesheet, duke raportuar mbi orët e shërbimit të realizuara në përputhje me qëllimin e shërbimit të kërkuar, apo çdo document shoqërues që do të duhet për raportimin e shërbimit.
  • Të mundësojë dorëzimin e raportit të punës, duke përfshirë edhe disa gjetje dhe rekomandime të mundësuara nga zhvillimi i workshop-it 3-ditor dhe outputet e arritura gjatë zhvillimit të diskutimeve apo punës në grup me prindërit.

 

 

 

 

Kriteret për aplikimin:

Dokumentacioni i mëposhtëm duhet të dorëzohet Brenda datës 18 nëntor 2019, në adresën elektronike të organizatës info@codealbania.org.

  • CV;
  • Letër interesi, duke përshkruar aftësitë në përmbushjen e shërbimit të kërkuar;
  • Kontaktin e 1 reference me të fundit; kopje të studimeve apo referenca materialesh/ekspertizash të ofruara në lidhje me Metodën e Këshillimit “Peer to Peer” , punës me prindërit për nxitjen e vetë-ndihmës dhe/ose programet e fuqizimit të familjes.
  • Oferta financiare në total ose e ndarë në orë pune për shërbimet e kërkuara; oferta duhet të jetë në gros dhe të përfshijë tatimin në burim.