Aktiviteti “Your Story” i organizuar nga të rinjtë aktivistë, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër

“Takim në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar, Durrës”
September 13, 2019
Komunikimi dhe Të Folurit në Publik
September 21, 2019

Aktiviteti “Your Story” i organizuar nga të rinjtë aktivistë, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019’, në bashkëpunim me organizatën Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH) u zhvillua aktiviteti social “Your Story”, në Shtëpinë e të Moshuarve, Shkodër.

Të rinjtë pasi u njohën me ambientet dhe shërbimet që ofrohen në institucion, kontribuan në organizimin e një aktivitetit që iu ofroi të moshuarve një ditë ndryshe. Aktivistët zhvilluan biseda miqësore me të moshuarit dhe dëgjuan rrëfimet e historive të tyre të jetës, si edhe shkëmbyen mendime dhe këndvështrime që reflektojnë larminë ndër-breznore.  Gjithashtu, gjatë takimit u organizuan edhe lojra të ndryshme ndërvepruese me të moshuarit, si edhe u organizua një kokteil për ta. Në formë simbolike të moshuarve iu dhuruan 2 lojra shahu.

Drejtori i Institucionit – Z. Fatjon Hoxha si dhe vetë të moshuarit e qendrës, shprehën vlerësim ndaj nismës dhe theksuan rëndësinë e aktiviteteve të kësaj natyre për nxitjen e vëmendjes së të rinjve ndaj moshës së tretë dhe nxitjes së sensit të solidaritetit mes brezave.

WhatsApp chat