“Takim në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar, Durrës”

Klubi i Librit në CoDe Albania – “Ditari i Anne Frank”
September 12, 2019
Aktiviteti “Your Story” i organizuar nga të rinjtë aktivistë, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër
September 13, 2019

“Takim në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar, Durrës”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019’, u zhvillua ditën e premte më datë 13 Shtator 2019 takimi me të rinj aktivistë në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar, Durrës.

Takimi u zhvillua me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët bashkëndanë me të rinjtë vështirësitë si dhe sfidat me të cilat janë hasur, duke përmendur dhe kapërcimin e barrierave ekzistuese të cilat pengonin fëmijët drejt përfshirjes sociale.

Ilustrimi me raste konkrete të shërbimeve mbështetëse në komunitet gjeneroi në një bisedë aktive duke përmendur dhe disa modele pozitive që duhen përforcuar në fushën e aftësisë së kufizuar.

E drejta për arsim cilësor si dhe domosdoshmëria për mësues ndihmës në përputhje me nevojat e fëmijës ishin disa nga çështjet më shqetësuese që ngritën prindërit për diskutim.

Gjatë takimit të rinjtë u njohën me shërbimet që ofrohen në qendër, duke u shprehur të gatshëm të kontribojnë në mënyrë vullnetare në aktivitetet që organizohen në qendër.

WhatsApp chat