Klubi i Librit në CoDe Albania – “Ditari i Anne Frank”

“Takim në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës”
September 9, 2019
“Takim në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar, Durrës”
September 13, 2019

Klubi i Librit në CoDe Albania – “Ditari i Anne Frank”

U zhvillua ditën e djeshme takimi i fundit me Klubin e Librit në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”.

Në fokus të tematikës së diskutimit ishte libri “Ditari i Anne Frank” i shkuar nga vetë Anne Frank, vajza 13 vjeçare gjermane çifute, e cila së bashku me familjen e saj vuajti periudhën e luftës në kohën e pushtimit nazist të Hollandës. Ditari i shkruar me rrëfimet e ndjesive personale të Anës mbi ngjarjet dhe vuajtjet e jetës së saj të përditshme, u botua nga babai i saj, i vetmi i mbijetuar nga familja pas përfundimit të luftës. Që atëherë, libri është përkthyer në më shumë se 70 gjuhë të botës.

Të pranishëm në takim ishin aktivistë të organizatës dhe pjesëmarrës të përhershëm të Klubit të Librit, po ashtu edhe pjesëmarrës për herë të parë, të cilët zhvilluan një diskutim ndërveprues mbi botëkuptimin e tyre lidhur me mesazhin e librit, si edhe perceptimet mbi vendosjen e historisë së Anës në prizmin e aktualitetit shqiptar.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit shprehën interesin për vijimin e nismave të Klubit të Librit dhe të Filmit duke i vlerësuar si nisma të dobishme sidomos për të rinjtë që dëshirojnë të kenë një hapsirë ku të bashkëndajnë lirisht pasionet e tyre të përbashkëta mbi librin dhe filmin, ndjesitë, perceptimet apo edhe si një formë “terapie në grup” ku ndihen të dëgjuar, të kuptuar dhe mendimet e tyre kanë vlerë.

WhatsApp chat