Zhvillohet aktiviteti përmbyllës i projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” në Durrës

Takimi konsultues mbi sistemin e referimit rasteve të të rinjve me aftësi të kufizuar me aktorët lokalë në Bashkinë Fier
July 19, 2019
Webmaster për ndërtim platforme online
July 24, 2019

Zhvillohet aktiviteti përmbyllës i projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” në Durrës

Në përmbyllje të projektit në Bashkinë Durrës “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” , financuar nga GIZ – Programi ProSEED, CoDe Albania organizoi në ambientet e Shoqatës së Paratetraplegjikëve Durrës, aktivitetin përmbyllës me fokus bashkëndarjen e arritjeve të projektit tek bashkëpunëtorët lokalë dhe përfituesit e projektit.

Të pranishmit në aktivitet, ndër të cilët përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimit Social – Bashkia Durrës, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik, Drejtoria e Shëndetit Publik, Shoqata e Paratetraplegjikëve dhe Shoqata e të Verbërve, Qendra e Zhvillimit Rezidencial dhe Qendra e Shërbimeve Komunitare për PAK, Organizata CSDC, si edhe vetë personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, u njohën me gjetjet dhe praktikat pozitive të arritura përgjatë zbatimit të projektit lidhur me orientimin e të rinjve me aftësi të kufizuar drejt formimit profesionial dhe nxitjen e prespektivës për punësim, por edhe përfshirjen e tyre në strukturat rinore lokale.

Ndryshimi i qasjes ndaj aftësisë së kufizuar për të mundësuar ndërtimin e komunitetit gjithëpërfshirës dhe pa barriera, me qëllim aktivizimin e sinergjive në nivel vendor në dobi të përmirësimit të aksesit në informacion dhe shërbime, prespektivës së kualifikimit, angazhimit social të të rinjve me aftësi të kufizuar, por sidomos ndërmarrja e nismave të mëtejshme për zbatimin e të drejtave ligjore të të rinjve me aftësi të kufizuar për punësim dhe jetesë të pavarur, u theksuan ndër rekomandimet e arritura nga diskutimet midis grupeve të interesit.

Në përmbyllje të aktivitetit, u vlerësuan nisma të tilla dhe u ndërmor angazhimi nga të gjithë aktorët lokalë të pranishëm për vijimin e fuqizimit të bashkëpunimit në kuadër të lehtësimit të procesit të integrimit social-ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar.

WhatsApp chat