Takimi konsultues mbi sistemin e referimit rasteve të të rinjve me aftësi të kufizuar me aktorët lokalë në Bashkinë Fier

Zhvillohet takimi lidhur me sfidat dhe perspektivat e punësimit të të rinjve me aftësi të kufizuar në Bashkinë Durrës
July 17, 2019
Zhvillohet aktiviteti përmbyllës i projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” në Durrës
July 23, 2019

Takimi konsultues mbi sistemin e referimit rasteve të të rinjve me aftësi të kufizuar me aktorët lokalë në Bashkinë Fier

Ditën e premte, në kuadër të zbatimit të projektit në Bashkinë Fier “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” financuar nga GIZ – Programi ProSEED, u zhvillua në ambientet e Zyrës Rajonale të Punësimit Fier, takimi me aktorët lokalë për konsultimin lidhur me sistemin e referimit dhe të menaxhimit të rasteve të të rinjve me aftësi të kufizuar punëkërkues të papunë të interesuar për punësim dhe procesin e integrimit të tyre në tregun e punës.

Gjatë takimit të organizuar në formën e një tryeze të rrumbullakët diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve pjesë e Marrëveshjes së Mirëkuptimit 3-palëshe të hartuar si rezultat i projektit midis Bashkisë Fier – DRP Fier – DRFPP Fier, si edhe aktorëve të tjerë lokalë dhe vetë të rinjve me aftësi të kufizuar e prindërve/kujdestarëve të tyre, u parashtruan problematikat lidhur me mungesën e një strukture solide të organizatave lokale që përfaqësojnë PAK dhe mungesën e një database të profilit të anëtarëve, problematikat lidhur me arsimimin e të rinjve me aftësi të kufizuar si parakusht për kualifikimin e tyre, apo edhe problematikat në zbatimin e ligjit mbi punësimin nga institucionet dhe bizneset lokale. U vlerësua si i domosdoshëm bashkëpunimi zinxhir midis çdo aktori lokal që nga familja, komuniteti, shoqatat, qendrat komunitare dhe institucionet vendore në lehtësimin e procesit të integrimit social dhe fuqizimit ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar.

Në vijim, me bashkëpunimin e aktorëve lokalë, do të hartohet një plan veprimi më i detajuar dhe me targete më të mirëpërcaktuar lidhur me nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial dhe fuqizimin e një sistemi më efektiv të referimit të rasteve të të rinjve me aftësi të kufizuar që kërkojnë punësim me qëllim orientimin drejt formimit professional apo integrimin në tregun e punës.

WhatsApp chat