CineForum – “My sister’s keeper”

Aktivitet përmbyllës për prezantimin e gjetjeve, arritjeve dhe praktikave pozitive të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”
July 26, 2019
“Takim në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës”
September 9, 2019

CineForum – “My sister’s keeper”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqipare në Veprim” u zhvillua takimi i rradhës me CineForum në CoDe. Filmi që u diskutua ishte “My sister’s keeper”, një film i cili trajton ҫështjet dhe marrëdhëniet familjare, si është të jesh një prind i mirë, motër e mirë dhe mbi të gjitha një njeri i mirë.

Aktivistë dhe të tjerë të rinj që merrnin pjesë për herë të parë, pasi shijuan filmin, bashkëndanë ndjesitë dhe perceptimet e tyre mbi mesazhin e filmit.

A është morale të bësh gjithçka për të shpëtuar jetën e një fëmije…edhe nëse kjo bie ndesh me të drejtat e dikujt tjetër? Të rinjtë e trajtuan diskutimin edhe në aspektin ligjor lidhur me autonominë individuale të individit dhe të drejtën për të  vendosur mbi trupin e tij, kur kjo bie ndesh me të drejtën e jetës…

Diskutime ndërvepruese mbi portretin e një familje përballë një situate të tillë, shoqëruar edhe me raste konkrete nga të pranishmit u nxitën gjatë takimit.

WhatsApp chat