Zhvillohet aktiviteti përmbyllës i projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” në Durrës
July 23, 2019
Aktivitet përmbyllës për prezantimin e gjetjeve, arritjeve dhe praktikave pozitive të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”
July 26, 2019

Webmaster për ndërtim platforme online

Ndërtimi i platformës online për raportimin në kohë të rasteve të dhunës ose abuzimit ndaj fëmijës dhe këshillimin lidhur me sistemin e referimit të rasteve

 

Titulli i projektit: “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje Sistematike”

Numër kontrate: 2017/394-906/SG15

Kohëzgjatja e projektit: 10/06/2019-10/04/2020

Donator: Financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Qëllimi i projektit: Mundësimi i ofrimit të masave cilësore të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe programeve cilësore për forcimin e familjes me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar si grupi kryesor në rrezik për të qënë viktima të mundshme të abuzimit dhe dhunës.

 

 

Informacion për projektin

Projekti synon të mundësojë dhe ofrojë mbështetje për shërbimet lokale të kujdesit social për të aplikuar metoda më fleksibile për aktivizimin e sinergjive lokale, me perspektivën për të fuqizuar sistemin e referimit në vend për mbrojtjen e fëmijëve, me një fokus të veçantë tek fëmijët me aftësi të kufizuar. Nga ana tjetër, projekti do të aktivizojë dhe forcojë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, duke fuqizuar qëndrimin e prindërve ndaj abuzimit të fëmijëve përmes ideimit dhe zbatimit te mjeteve parandaluese për dhunën në familje, por edhe në komunitet. Projekti do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të ofrueseve të shërbimeve sociale në Lezhë, por edhe të stafit pedagogjik dhe psikologëve në shkolla, duke ndihmuar profesionsitët e fushës në mirëadresimin e rasteve dhe referimin ne kohë, për një menaxhim me efikas të rasteve të abuzimit apo në risk për abuzim, të fëmijës me aftësi të kufizuar. Ndërtimi i platformës online do të mundësojë raportimin në kohë të rasteve të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve dhe gjithashtu marrjen e këshillave mbi sistemin e referimit të rasteve, arritjen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve apo institucione të tjera të ngjashme. Platforma online do të shërbejë si një masë parandaluese për të raportuar dhe formë të përshtatshme rastet e abuzimit ose dhunës ndaj fëmijëve, duke përmirësuar dhe përshpejtuar përgjigjen e bazuar në komunitet ndaj abuzimit të fëmijëve.  Platforma do të përfaqësojë një mjet komunikimi për shpërndarjen e aksioneve/nismave lidhur me zbatimin e masave të politikave të mbrojtjes së fëmijëve, duke nxitur mekanizmat e reagimit të shpejtë të rrjetit lokal, ndaj abuzimit apo dhunës ndaj fëmijëve. Pasi projekti të përfundojë, platforma online do të menaxhohet nga personi përgjegjës i Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës -Bashkia Lezhë.

 

Shërbimi i kërkuar:

  • Kërkohet ekspertiza e një WebMaster-i për ndërtimin e një platforme online për raportimin në kohë të rasteve të dhunës ose abuzimit ndaj fëmijës dhe këshillimin lidhur me sistemin e referimit të rasteve, arritjen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve apo institucioneve të tjera të ngjashme.
  • Zhvillimi i takimeve konsultative me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijës – Lezhë dhe ofruesit e tjerë të kujdesit social apo të tjera entitete, në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave të një platforme online që do të krijojë mundësi për të raportuar dhe mbledhur të dhëna për abuzimin e fëmijëve.
  • Platforma online duhet të shërbejë si një masë parandaluese për të raportuar dhe referuar në formë të përshtatshme rastet e abuzimit ose dhunës ndaj fëmijëve, duke përmirësuar dhe përshpejtuar përgjigjen e bazuar në komunitet ndaj abuzimit të fëmijëve.
  • WebMaster-i do të ndërtojë platformën duke siguruar mbrojtjen e informacionit dhe konfidencialitetit në rast të raportimit të rasteve të abuzimit apo dhunës ndaj fëmijëve, por edhe do të sigurohet që informacioni i publikuar në platformë të jetë konform rregullave të etikës dhe qëllimit të platformës.
  • Platforma parashikohet të ndërtohet përgjatë një periudhe 3-mujore Gusht-Shtator-Tetor dhe do të mirëmbahet përgjatë gjithë periudhës së zbatimit të projektit.
  • Koha e parashikuar për përmbushjen e shërbimit të kërkuar është: 3 muaj për ndërtimin e plaftormës online që përfshin kohën për ngritjen dhe zhvillimin e platformës, si dhe muajt deri në përfundim të zbatimit të projektit që do të jenë në funksion të mirëmbajtjes.
  • Pas përfundimit të projektit, platforma online do të menaxhohet nga personi përgjegjës i Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës -Bashkia Lezhë dhe do të shtohet si link në faqen zyrtare të Bashkisë për çdokënd që do ta aksesojë.

 

Rezultatet e pritshme:

  • Platforma online do të shërbejë si një mjet parandalues për raportimin në kohë të rasteve të dhunës ose abuzimit ndaj fëmijës dhe gjithashtu për këshillimin lidhur me sistemin e referimit, arritjen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës ose institucioneve të tjera të ngjashme në funksion të mbrotjes së të drejtave të fëmijëve, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar.
  • Bashkëpunimi dhe mirëfunksionimi i rrjetit të mbrojtjes së fëmijës dhe angazhimi i institucioneve lokale si Njësia e Mbrojtes së Fëmijës, organizatat lokale, ofruesit e kujdesit social, familja dhe të tjera entitete lidhur me evidentimin dhe raportimin e rasteve të abuzimit/dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar por edhe ndaj të tjera kategorive të fëmijëve në Bashkinë Lezhë, është nxitur.

Kriteret, kualifikimet and eksperienca:

  • Aftësi dhe kompetenca teknike lidhur me ndërtimin dhe dizenjimin e website-ve, Html, PHP, JavaScript, Flash, CMS.
  • Mbi 5 vite eksperiencë në ndërtimin e platformave online dhe website-ve ose zhvillmit të programeve.
  • Eksperiencë pune ose bashkëpunime me institucione vendore dhe/ose lokale.
  • Evidenca të cilësisë së punës së zhvilluar përgjatë 5 viteve.

 

Kushtet për shërbimin:

  • Ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave që mund të krijohen ose zbulohen nga mbledhja dhe interpretimi i të dhënave gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së platformës online.
  • Disponueshmëri për të përmbushur detyrimet lidhur me shërbimin e kërkuar, sipas afatit kohor të përcaktuar;
  • Të mundësohet dorëzimi i timesheet, duke raportuar mbi orët e shërbimit të realizuar në përputhje me qëllimin e shërbimit të kërkuar, apo çdo dokument shoqërues që do të duhet për raportimin e shërbimit.
  • Të mundësohet dorëzimi i raportit të punës.

 

Kriteret për aplikimin:

Dokumentacioni i mëposhtëm duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik 2019, në adresën elektronike të organizatës info@codealbania.org ose me postë në adresën postare: “Sami Frashëri – Pallatet e Aviacionit të Vjetër”, Nr. 3/13, Tiranë – Shqipëri.

  • CV;
  • Letër interesi, duke përshkruar aftësitë në përmbushjen e shërbimit të kërkuar;
  • Kontaktet e 3 referencave me të fundit;
  • Oferta financiare në total për shërbimin e kërkuar; oferta duhet të jetë në gros dhe të përfshijë tatimin në burim.
  • Aplikimi duhet të dorëzohet në gjuhën Shqipe.

 

WhatsApp chat