Edjola Çanaku
February 5, 2019
External Expert on Fundraising
February 6, 2019

Maria Kaҫorri

Unё jam Maria Kaҫorri. Sapo jam diplomuar nё degën “Pёrkatёsi Gjinore dhe Zhvillim” Master Shkencor nё Universitetin e Tiranёs, Fakulteti i Shkencave Sociale. Gjithashtu, kam përfunduar studimet Bachelor nё degёn Punё Sociale, nё Universitetin e Shkodrёs “Luigj Gurakuqi”. Si njё studente e apasionuar rreth ҫeshtjeve sociale, nismave sociale dhe vullnetarizmit, isha shumё e lumtur qё kisha zgjedhur tё studioja njё degё tё tillё. Por sigurisht, ajo ҫfarё mёsohet nё auditoret e fakultetit mbetet shumё e vakёt nёse nuk mund t’i konvertosh njohuritë teorike nё praktikё tё pёrditshmërisё tёnde. CoDe Albania ishte organizata qё më ndihmoi ta bёja realitet kёtё. Pjesëmarrja ime si aktiviste nё organizatё filloi nёntorin e vitit 2017, si pjesë e grupit të punës së Forumit Rinor “Inovacioni Social dhe Menaxhimi”, në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. Gjatё gjithë kёtij viti, kam kaluar eksperienca tё ndryshme shumё të vlefshme qё mё kanё ndihmuar tё kuptoj mё shumё mbi Inovcionin, Menaxhimin, Lidershipin, si edhe Vullnetarizmin. Nismat Sociale për target-grupe të ndryshme, të ndёrmarra mbi bazën e programeve rinore të hartuara nga vetë të rinjtë, janё ndёr nismat që kam pëlqyer dhe vlerësuar mё shumё, pasi kam mundur të jap edhe kontributin tim në aspektin social. Të qënit pjesë e organizatës më ka shërbyer si një eksperiencё shumё e mirë pёr t’u rritur profesionalisht, pёr tё njohur tё rinj tё tjerё qё kanё tё njёjtat aspirata dhe dёshira si unë mbi ҫёshtjet sociale, si edhe për të dhënë një kontribut të vlefshëm si një e re aktive në shoqëri.