Jorinda Kapja
February 5, 2019
Maria Kaҫorri
February 5, 2019

Edjola Çanaku

Quhem Edjola Çanaku, 29 vjeç. Kam përfunduar studimet Bachelor në degën ‘Sociologji’ dhe studimet Master Shkencor në degën ‘Mësues i Shkencave Sociale’, në Universitetin e Tiranës. Jam bёrё pjesё e organizatёs CoDe Albania si aktiviste, që nё vitin 2014. Në vitin 2015 jam angazhuar aktivisht si mesuese vullnetare e gjuhës Angleze pёr tё rinj tё grupmoshёs 17- 22 vjec, trajnuar nga ekspertet kandezё George dhe Daisy Stocker mbi metodёn “Learning English with Laughter”, në kuadër të programit “Rinia Shqiptare në Veprim”. Aktualisht po vijoj me zhvillimin e kurseve të gjuhës Angleze për femijё tё grupmoshёs 9-12 vjeç. Pёrvoja qё kam fituar nga CoDe Albania ka qёnё mjaft frytdhёnёse sepse kam zhvilluar potencialin tim dhe jam rritur profesionalisht. Jam shumё e lumtur qё pata fatin tё bёhesha pjesё e e programit, sepse përveçse experiences si mësuese vullnetare, mё dha edhe mundёsinё tё bёhesha pjesё e grupit “Diversiteti Social-Kulturor”, me të cilin kemi organizuar aktiviteteve të larmishme social – kulturore dhe aksioneve vullnetare në komunitet. E vlerёsoj CoDe Albania sepse ёshtё njё organizatё gjithëpërfshirëse që të ofron hapësira për të zhvilluar mendimin e lirë, shpalosur prirjet dhe aftësitë, si edhe për të njohur të rinj me vullnet dhe dëshirë për të punuar mbi kauza të përbashkëta sociale. Ftoj të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e CoDe Albania, që të zhvillojnë aftësitë e tyre, të ndërmarrin nisma të rëndësishme për promovimin e vlerave sociale dhe nxitjen e përfshirjes së të rinjve në shoqërinë civile, si dhe të sjellin një ndryshim pozitiv në komunitet. Dua ta mbyll me njё shprehje: “Vullnetarët nuk paguhen jo sepse nuk kanë vlerë, por sepse nuk ka çmim që paguan për kontributin e tyre” (Sherry Anderson).