Lubjana Neziri
February 5, 2019
Edjola Çanaku
February 5, 2019

Jorinda Kapja

Unë jam Jorinda Kapja. Kam përfunduar studimet Master në degën Grafik Desing, në Universitetin e Arteve në Tiranë. Prej më shumë se 2 vitesh jam pjesë e organizatës CoDe Albania, si aktiviste. Në vitin 2016, me shumë dëshirë dhe vullnet, vendosa të angazhohem si mësuese vullnetare e Pikturës për fëmijë, në kuadër të programit “Rinia Shqiptare në Veprim”. Prej vitit 2017, së bashku me një grup të rinjsh artistë dhe jo vetëm, jemi bërë pjesë e projektit pilot “Edukimi i Artit dhe Gjuhës Angleze te Fëmijët dhe të Rinjtë”, mbështetur nga projekti “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. Përveç zhvillimit të kurseve të instrumenteve, pikturës, muzikës dhe gjuhës Angleze, kemi organizuar gjithashtu aktivitete sociale dhe kulturore për  fëmijë dhe të rinj të tjerë,  si edhe për grupe në nevojë. Eksperienca ime si mësuese e Pikturës është një ndër eksperiencat më të vlefshme dhe më të bukura. Ndihem falenderuese ndaj organizatës CoDe Albania për mundësinë që të kontribuoj përmes talentit dhe njohurive të mia. Jam shumë e lumtur që kurset e Artit u kanë dhënë gjithashtu mundësinë fëmijëve të socializohen me njeri-tjetrin, të zhvillojnë imagjinatën e tyre, të shprehin talentin, ndjenjat dhe dëshirat e tyre. Jo vetëm kaq, por me anë të orës së Historisë së Artit fëmijët janë njohur edhe me veprat dhe artistët shqiptarë e të huaj, duke kultivuar kështu vlerat e Artit tek brezi i ri. Nga e gjithë kjo eksperiencë e veçantë, jam ndjerë shumë mirë dhe e motivuar për të punuar edhe më shumë. Ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që të angazhohen në punë vullnetare, sepse do të ndihen të motivuar dhe do fitojnë eksperiencë të vlefshme.