Dritan Syla
February 5, 2019
Jorinda Kapja
February 5, 2019

Lubjana Neziri

Quhem Lubjana Neziri. Kam përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Arteve në Tiranë, dega ‘Violinë’. Aktualisht vazhdoj studimet Master. Pjesëmarrjet e mia në evenimente, koncerte apo shfaqje kanë qënë të shumta, por angazhimi si vullnetare për mua ishte diçka e re.  Kam filluar të angazhohem në CoDe Albania në Tetor të vitit 2018, si mësuese vullnetare e instrumentit tëViolinës, për fëmijë. Është hera e parë për mua që njohuritë dhe talentin tim ia transmetoj dikujt tjetër, por puna me fëmijët është gjithmonë e bukur.

Në sajë të përfshirjes në projektin “Edukimi i Artit dhe Gjuhës Angleze tek Fëmijët dhe të Rinjtë”, mbështetur nga projekti “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”, CoDe Albania më dha një mundësi  të cilën unë nuk e kisha menduar më përpara si pjesë te karrierës time si violiniste. Kuptova një aftësi të cilin nuk e dija që ndodhej tek unë, atë të të dhënit mësim. Duke qënë se të qënit pjesë e një orkestre muzikore ka qënë gjithmonë ëndrra ime, nuk e kisha menduar ndonjëherë mundësinë që mund të merrja rolin e një mësueseje dhe dijet e mija t’ia jepja një fëmije. Po vlerësoj se fëmijët kanë dëshirë të mësojnë, kanë pasion për atë që bëjnë dhe kjo më motivon për t’iu dhënë çdo gjë nga vetja ime si violiniste. Puna me fëmijët është e bukur, sfiduese, frytdhënëse dhe mbi të gjitha mua më hapi një portë në të cilën s’e mendoja se mund të hyja.

Ndihem e lumtur që punoj me fëmijët, që rritemi profesionalisht së bashku, mësojmë gjëra të reja dhe organizojmë aktivitete të larmishme artistike. CoDe Albania të jep mundësinë të jesh vetvetja dhe ta duash atë që bën. Puna vullnetare është një fisnikëri e cila shpërblehet gjithmonë, jo në vlerë monetare por në vlerë humanitare dhe në vlerësim të punë së bërë.