Dajana Zeqo
February 5, 2019
Lubjana Neziri
February 5, 2019

Dritan Syla

Unë jam Dritan Syla, 20 vjeç. Studioj në degën ‘Shkenca Politike’, në Universitetin e Prishtinës. Gjithmonë e kam dashur punën vullnetare në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
S’kam ndalur kurrë, duke u munduar të jem zëri i atyre që kishin nevojë  për diçka,  qoftë edhe me postimin e një statusi në rrjetet sociale. Si një i ri i etur për të marrë dije, vendosa të merrja pjesë në një trajnim në Tiranë. Kjo përvojë ishte sa e mirëpritur nga unë, aq edhe emocionale, për vetë  faktin se çdo herë kam dashur të njoh të rinj nga Shqipëria dhe të ndaj njohuritë dhe të bashkepunoj me ta. Me organizatën CoDe Albania, m’u dha mundësia të  njihesha më nga afër në sajë të informimit dhe prezantimit nga një mikja ime, gjë që  më nxiti dëshirën për të qënë pjesë e CoDe Albania. Kjo ishte një mundësi që çdo herë e kam kërkuar dhe tashmë erdhi mundësia për ta realizuar atë. Të qënit pjesë e grupit të punës së Forumit Rinor ‘Inovacioni Social dhe Menaxhimi’, besoj që do jetë një eksperiencë e re dhe e bukur, përmes të cilës mund të realizoj një ndër pasionet e mia. Besoj që do të më mësojë shumë, do të më ndihmojë të zhvilloj aftësitë e mia dhe të njoh njerëz të rinj, duke bashkëndarë praktikat më të mira së bashku. Do jetë një eksperiencë vërtetë e mirë  aktivizmi. Faleminderit CoDe Albania që më njohu me një program ku shpërblehet puna e të rinjve në komunitet.

Prishtinë – Kosovë