Zhvillohet takimi përfshirës “Bashkëpunimi vendor – faktor lehtësues për përfshirjen sociale të të rinjve me aftësi të kufizuar”, në Durrës
January 31, 2019
Dritan Syla
February 5, 2019

Dajana Zeqo

Quhem Dajana Zeqo. Kam përfunduar studimet Bachelor për Sociologji dhe aktualisht po ndjek studimet Master Shkencor, Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore. Prej disa vitesh po angazhohem pranë organizatave të ndryshme, duke dhënë kontributin tim si vullnetare. Angazhimi im në CoDe Albania si aktiviste filloi nëntorin e vitit 2017, si pjesë e grupit të punës “Lidershipi dhe Vendimarrja”, në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. Gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta aktivitet sociale dhe kulturore, workshopet dhe trajnimet e zhvilluara me në fokus fuqizimin e rolit të të rinjve në shoqëri. Ajo çfarë do veçoja për këtë organizatë, është mundësia që i ofron çdo të riu për tu bërë pjesë aktive, për të kontribuar në çdo kohë dhe me çfarëdolloj aftësie dhe talenti. Ndërveprimi midis të rinjve në CoDe Albania të ofron mundësinë të zhvillosh aftësitë e tua. Ti mëson të flasësh përballë një grupi, të argumentosh mendimin tënd, të bindësh dhe të mësosh shumë. Të qënit pjesë e organizatës, në kontakt të vazhdueshëm me të rinj me ide dhe mendime të ndryshme më ka ndihmuar të zgjeroj botëkuptimin tim dhe të kuptoj se ku dua të arrij. Duke u bazuar në eksperiencën personale, mendoj se është e rëndësishme që të rinjtë të angazhohen, për t’u rritur profesionalisht dhe për të dhënë një kontribut sa më të vlefshëm në shoqëri. CoDe Albania është organizata që e ofron këtë mundësi.