Zhvillohet takimi përfshirës “Bashkëpunimi vendor – faktor lehtësues për përfshirjen sociale të të rinjve me aftësi të kufizuar”, në Durrës

CineForum për filmin “The Intouchables”
January 30, 2019
Dajana Zeqo
February 5, 2019

Zhvillohet takimi përfshirës “Bashkëpunimi vendor – faktor lehtësues për përfshirjen sociale të të rinjve me aftësi të kufizuar”, në Durrës

Në kuadër të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – Ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”, u zhvillua në Durrës, me datë 31 janar 2019, takim përfshirës me fokus fuqizimin e bashkëpunimit vendor dhe  koordinimit ndërinstitucional. Të pranishmit në takim Z. Florian Tahiri – Zv.Kryetar i Bashkisë, Znj. Meme Xhaferraj – Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale si dhe Drejtues të tjerë të shërbimeve sociale, OSHC-ve, OPAK dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar, përmes dialogut të hapur e konstruktiv, diskutuan lidhur me sfidat dhe perspektivat për lehtësimin e procesit të përfshirjes sociale.

Ekspertja e përfshirjes sociale, vuri theksin mbi rëndësinë e krijimit të bashkëpunimit vendor gjtihëpërfshirës, të vazhdueshëm dhe të qëndrueshem në kohë, përmes krijimit të sinergjive ndër sektoriale për shkëmbimin e informacionit dhe monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, 2016-2020 por edhe Planit Lokal të Përfshirjes Sociale 2017-2019 që Bashkia Durrës ka miratuar dhe parashtron si prioritet strategjik, dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar. Angazhimi i organizatave të PAK por edhe i të rinjve me aftësi të kufizuar në procesin për monitorimin e planit lokal, do të nxiste institucionet vendore në rritjen e zbatueshmërisë së planit, duke mundësuar edhe orientimin drejt ndërhyrjeve efikase për përfshirjen sociale.

Gjithashtu, nga përfaqësueset e organizatave vendore me fokus edhe fuqizimin e të rinjve, u mirëprit bashkëpunimi për përfshirjen e të rinjve me aftësi të kufizuar në proceset vendimmarrëse dhe integruese.

Gjatë takimit, përfaqësues të OPAK, vlerësuan arritjen lidhur me  përshtatshmërinë e infrastrukturës, por ende mbetet për të garantuar aksesin në institucionet dhe subjektet private, si parakusht për lëvizshmërinë e lire, por edhe arritjen e shërbimeve.

Takimi mbi përfshirjen sociale, do të pasohet nga takimi i dytë që do të ketë në fokus fuqizimin ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar, përmes orientimit drejt formimit profesional dhe integrimit në tregun lokal të punës.

WhatsApp chat