Suada Dapaj
September 11, 2018
Evanthi Suli
September 12, 2018

Ardiana Paça

Jam Ardiana Paça, 24 vjeç, lindur në Has. Kam përfunduar studimet Bachelor në degën Shkenca Politike dhe Master në degën Studime Rajonale, në Universitetin e Tiranës.  Që prej 3 vitesh jam angazhuar si aktiviste pranë organizatës CoDe Albania dhe kam marrë pjesë vazhdimisht në aktivitete të ndryshme për të rinjtë, të zhvilluara në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim”. Aktualisht jam e angazhuar në Forumin Rinor të CoDe Albania në cilësinë e drejtueses së grupit të punës “Lidershipi dhe Vendimmarrja”. Së bashku me grupin e punës, kemi organizuar sesione informimi me nxënës dhe studentë lidhur me rëndësinë e rolit vendimmarrës të të rinjve dhe lidhur me strukturat e vendimmarrjes në të cilat ata mund të vetëpërfaqësohen. Gjithashtu, jam angazhuar koordinatore lokale në zbatimin e projektit pilot në Has “Të Rinjtë në Vendimmarrje”, mbështetur nga projekti “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. Mundësia që kam patur për të takuar njerëz të ndryshëm, për të punuar me ta si një skuadër e vetme me synim arritjen e objektivave dhe rezultateve të përbashkëta, ka qënë një eksperiencë personale dhe profesionale shumë e vyer për mua. Pa hezitim, mund të them që CoDe Albania është vendi i mundësive për të rinjtë që duan të jenë “Coherent Development”.

WhatsApp chat